Gjermani/ Sulm terrorist me thikë në një tubim anti-Islamik të ekstremit të djathtë, plagoset politikani Michael Sturzenberger (VIDEO)

Një sulm terrorist ka ndodhur në qytetin gjerman të Manheimit, ku një person me thikë në dorë sulmoi disa persona që po mbanin një tubim. Për momentin bëhet fjalë për disa të plagosur.

Sulmi është filmuar live dhe është bërë viral në rrjetet sociale, ku duket një burrë me thikë në dorë, teksa bërtet: Allahu-Akbar dhe gjuan me thikë kë ti dali përpara.

Në momentin kur ndodhi sulmi, po mbahej një tubim anti-islamik në Manheim nga aktivistë të ekstremit të djathtë gjerman. Raportohet se është goditur edhe aktivisti i njohur Michael Sturzenberger, 59 vjeç, i cili rezulton të jetë kritik i Islamit.

Më pas erdhën menjëherë forcat e policisë, të cilët edhe ata sulmuesi nuk ngurroi ti godas me thikë, njërin prej tyre në qafë.

Efektivët gjerman më pas e vranë me armë zjarri agresorin. Një kalimtar tjetër rezultoi i plagosur në këmbë, ndërsa një tjetër ishte goditur në shpinë.

 

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja