Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë në Gjermani. Sipas raportimit të mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin Offenburg, ku një nxënës ka plagosur një bashkëmoshatar të tij.
Adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal. Ndërsa, 4 helikopterë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Më pas oficerët e policisë kanë arritur të arrestojnë autorin e ngjarjes.
Gazeta gjermane Bild bën me dije se dhjetëra efektivë policie janë pozicionuar përreth shkollës dhe nxënësit e frikësuar nuk janë lejuar të largohen në momentin e parë, raporton media gjermane.
"I dyshuari u arrestua si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë në një shkollë në Offenburg. Bëhet fjalë për një person në moshë të re", njoftoi policia.
Për shkak të ngjarjes së ndodhur, policia bllokoi zonën rreth shkollës.