Një shqiptar ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të djeshëm në Gjermani, pasi është qëlluar për vdejke me armë zjarri.

Viktima është një 18-vjeçar, shkruan “Bild”, por pa bëtë të ditur idetitetin.

I riu është vrarë me armë zjarri nga një gjahtar 63-vjeçar në banesën e këtij të fundit, në qytetin Neurand në jug të Dortmundit.

Dyshohet se shqiptari kishte hyrë në banesën e gjermanit me qëllim për ta grabitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit, ndërsa raportohet se shqiptari ishte i armatosur me sende të mprehta.

Po kështu, gazeta gjermane raporton se pati edhe një konflikt fizik mes të moshuarit dhe adoleshentit shqiptar, derisa gjahtari mori armën e gjahut dhe e qëlloi për vdekje.

Ai më pas lajmëroi policinë. Arma që vrau shqiptarin rezulton me leje. Për shqiptarin thuhet se kishte një vit që jetonte në Gjermani.

Redaksia Online 
(m.b/shqiptarja.com)