Gjermani/ Tragjedi në Magdeburg, makina hyn në Tregun e Krishtlindjeve dhe përplas turmën: 2 të vdekur dhe 68 të plagosur! Kapet autori! MEPJ: Nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar (VIDEO)

GJERMANI - Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku një makinë BMW e errët hyrë në mes të turmës. Mediat gjermane bëjnë të ditur se deri tani kemi 2 të vdekur, 1 i rritur dhe një fëmijë dhe 68 të plagosur. 

Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja nisi në orën 19:04. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga autoritetet, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për eksploziv të mundshëm.

Sipas medias tjetër gjermane Die Welt, autori i sulmit është nga Arabia Saudite, rreth 50 vjeç me profesion mjekë. Nga sa kuptohet deri tani ai ka marrë me qira automjetin për ta përdorur për sulmin.

Ndëkohë ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije nga raportimet e deritanishme nuk bëhet fjalë për shtetas shqiptarë të lënduar.

Në përgjigje të incidentit, qyteti i Halle, rreth 80 kilometra larg, ka rritur masat e sigurisë në tregjet e tij të Krishtlindjeve dhe spitalet lokale po përgatiten për të pritur të plagosurit. Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë në Halle, ka konfirmuar gatishmërinë për të menaxhuar situatën.

Ky sulm ka tronditur qytetarët dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë në tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që tregjet të mbeten të sigurta për qytetarët.

Momenti ku arrestohet autori.
 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

1734597041_edirama.jpg

Edi Rama ka reaguar në X lidhur me sulmin në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në turmën në Tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas disa të vdekur e dhjetëra të plagosur. Rama shkruan se është i tmerruar nga sulmi që mori jetë të pafajshme.

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria dënon ashpër këtë akt barbar dhe solidarizohet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Së bashku, ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.'

Ora 22:50
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ministri Hasani: Thellësisht i tronditur nga ky lajm! Zemrat tona pranë familjeve dhe popullit gjerman

1731581313_iglihasani.JPG

Ministri Igli Hasani ka reaguar në platformën X lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në Tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas disa të vdekur e mbi 60 të plagosur. Hasani shpreh tronditjen e tij për këtë lajm në një kohë festive.

'Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme.

Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë.', shkruan Hasani në X.

Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar, njofton Ministria e Jashtme.

Ora 22:43
Tragjedia në Magdeburg në Tregun e Krishtlindjeve, policia gjermane ngre dyshime se makina e sulmuesit ka eksploziv brenda

1734731087_gjermani.JPG

Një makinë hyri mes turmës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duke shkaktuar për momentin 2 viktima dhe plagosur mbi 60 persona.

Makina drejtohet nga një 50-vjeçar saudit, dhe dyshohet për sulm terrorist.

Megjithatë policia lokale ka ngritur alarmin se në automjetin BMW me të cilën u krye sulmi ka dhe një pajisje shpërthyese, eksploziv.

Autori u arrestua, ndërsa është rrethuar zona pranë makinës.

Ora 22:29
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, 2 viktima, njëri prej tyre fëmijë! Autori mjek me origjinë saudite

1734730362_gjermani.JPG

Detaje të reja kanë dal nga sulmi në një treg në Magdeburgut, në Gjermani, ku një person hyri me makinë në një treg krishtlindjesh. 

Viktimë kanë mbetur një person i rritur dhe një fëmijë i vogël. Kështu deklaroi presidenti i rajonit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff.

Autori mësohet se është një 50-vjeçar mjek me origjinë saudite, i cili është arrestuar për sulmin e kryer./La Repubblica
 

Ora 21:42
Tragjedia në Magdeburg, reagon Scholz: Lajmet sugjerojnë për më të keqen! Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet

Një sulm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ka tronditur Gjermaninë mbrëmjen e sotme, teksa një makinë u fut në turmë me shpejtësi dhe deri më tani raportohet për dhjetëra viktima dhe të plagosur.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan në X, lajmet që vijnë nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. 

“Lajmet nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi në anën tuaj dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të përfshirë në këto orë ankthi", shkruan Scholz.


 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 20/12/2024 22:26

    Te vjen keq qe keto tragjedite kapin gjjthmone te pafajshmit por ne Gaza ku Gjermania fajet e veta, me vdek 2-3 te pafajshem ne dite do te kishte qen e mrekullushme

    Përgjigju
  • Gaz: 20/12/2024 21:54

    te gjitha gazetat perendimore thone vetem 1 i vdekur deri tani e dhjetera te plagosur, jo 11 te vdekur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit