Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore

Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore

Foto ilustruese

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Tashmë, të gjitha vitet e punës përpara vitit 1993, do t’u njihen qytetarëve edhe nëse nuk janë të dokumentuara nëpër regjistrat shtetërorë. Janë 29.500 qytetarë që pritet të përfitojnë nga ky vendimi qeverisë, që tashmë do t’u njihen vitet e punës edhe përse nuk u rezultojnë të dokumentuara. 

Çfarë parashikon projektligji?

Projektligji përcakton disa kategori kryesore:

Punësimi në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore: Periudhat e punësimit nga mosha 18 vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimet shoqërore në vitin 1993, do të njihen si vite sigurimi.

Punësimi në ish-kooperativat bujqësore: Njihen periudhat e punësimit nga mosha 18 vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit për tokën në vitin 1991.

Punësimi në ish-ndërmarrjet bujqësore: Njihen periudhat e punësimit deri në hyrjen në fuqi të vendimit për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore në vitin 1992.

Procedurat dhe kriteret

Njohja e këtyre periudhave do të bëhet sipas deklaratës së kërkuesit, me kusht që:

-Kërkuesi të ketë qenë me vendbanim në qytet ose fshat gjatë periudhës së deklaruar.

-Të mos ketë vuajtur dënim me heqje lirie gjatë periudhës përkatëse.

Gjithashtu, projektligji përfshin dispozita për rivlerësimin e pensioneve ekzistuese në rastet kur përfituesit deklarojnë periudha të tjera pune.

Qytetarët që tashmë po mbushin moshën e pensionit, por nuk iu rezultojnë vitet që kanë punuar përpara 93-shit, do t’u njihen periudhat e sigurimit pa pengesa procedurale. Ky hap sipas Ministrisë së Ekonomisë, shmang zvarritjen e qytetarëve në dyer të gjykatave, ku ata shkojnë për njohjen e viteve.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë 7500 persona që kanë punuar në ish kooperativat bujqësore dhe 22 mijë persona që kanë punuar në ish ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrje shtetërore. Vetëm për vitin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit ministria thotë se kostoja në buxhet është 40 milionë lekë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/12/2024 09:27

    'Hajde reformër hajde'.Tallje e mirëmenduar.Njihini nga 99-2000 e para se mashtrrimet politike thanë që u dogjën librezat në 97.. kthejini ato që i keni mor njerzve lejeni kto para vitit 93 .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Federik Ndoci rrëfen 'anën tjetër' të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti, sepse ajo nuk donte të këndonte me mua

Federik Ndoci rrëfen 'anën tjetër' të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti, sepse ajo nuk donte të këndonte me mua