BERLIN, 26 shtator /ATSH-AFP/ - Kievi dhe Moska arritën sot në Berlin një marrëveshje mbi masat që duhen marrë për rivendosjen e fluksit të gazit rus drejt Ukrainës, që ka të bëjë me një pagesë nga ana e Kievit për "Gazpromin" prej 3,1 miliardë dollarë deri në fund të dhjetorit, njoftoi një përgjegjës evropian.
Ky konflikt mbi gazin ka kontribuar për shumë muaj në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Moskës, nën sfondin e krizës ukrainase. Madje Rusia arriti deri në atë pikë sa të kërcënojë me ndërprerjen e livrimit të gazit drejt Evropës, për të ndërprerë livrimet e gazit me prejardhje nga vendet evropiane drejt Ukrainës.
"Sipas kësaj marrëveshje paraprake, që pritet të miratohet nga qeveritë ruse dhe ukrainase, 'Gazporm'-i është gjithashtu gati të livrojë për Ukrainën të paktën pesë miliardë metra kub gaz në muajt në vijim, kundrejt pagimit paraprak", tha komisioneri evropian i Energjisë, Gunther Oettinger, gjatë një konference për shtyp në Berlin, në përfundim të një mbledhje trepalëshe Rusi, Ukrainë, BE.
Otinger, ministri rus i Energjisë, Alexandre Novak dhe homologu ukrainas, Juri Prodan, u takuan në Berlin për t'u përpjekur të gjejnë një zgjidhje për krizën e gazit, që në mes të qershorit solli ndërprerjen e livrimit të tij drejt Ukrainës, nga ku tranziton shumica e gazit drejt Evropës./
/G.S/
/Shqiptarja.com