MYNIH - Konflikti në Ukrainë do të jetë sot në qendër të debateve në konferencën për sigurinë në Mynih, pas garancisë të dhënë nga presidenti rus, Vladimir Putin për hartimin e një plani paqeje që parashikon t'i japë fund 10 muajve luftë.
Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë arritur, pas pesë orëve negociatash në Kremlin, të marrin nga presidenti rus miratimin e tij për këtë projekt, por asnjë detaj nuk u zbulua.
Merkel do të nisë ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare për sigurinë me një ndërhyrje që do të pasohet nga shefi i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov dhe më pas zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.
Një takim tripalësh Merkel-Biden-Porochenko është parashikuar në mesditë, pasuar nga takime mes Lavrov dhe homologut amerikan, John Kerry./ATSH/
/Shqiptarja.com