Gjermani, vajza palestineze që
qau para Merkelit s'do deportohet 

Duket se po merr një fund të lumtur çështja me Reem Sahwil. 14-vjeçarja palestineze u bë e njohur në tërë botën pasi i kërkoi kancelares Angela Merkel të qëndronte në Gjermani, dhe pasi kjo e fundit duke përmendur procedurat i tha që është i pamundur qëndrimi, vajza palestineze nisi të qante.
 
Por ajo mund të qëndrojë në Gjermani, këtë fakt e shpjegoi dje ministri për Politikat migruese, Aydan Oezoguz.
“Natyrisht që nuk e njoh situatën personale të vajzës, por fliste perfekt gjermanisht dhe jeton këtu prej shumë kohësh. Pikërisht për personat si ajo kemi modifikuar ligjin, për t’iu dhënë një perspektivë të rinjve që janë integruar”, shpjegoi Oezoguz.
 
Një ligj i ri i qeverisë federale i aprovuar nga Bundestag dhe Bundesrat do të hyjë në fuqi këtë verë, dhe parashikon që adoleshentët e huaj të cilët kanë jetuar për të paktën katër vite në Gjermani, pa lëvizur nga ky vend, mund të marrin lejen e qëndrimit.
 
Por ky ligj përgjithësisht iu vjen në ndihmë të gjithë njerëzve që prej kohësh jetojnë në Gjermani, ku dhe janë integruar, që nuk kanë e kanë marrë ende përgjigjen e kërkesës për azil. Aktualisht në Gjermani këtë kërkesë e kanë 125 mijë persona.

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO