BERLIN - Varfëria ka regjistruar rritje në Gjermani, ekonomia e parë e zonës euro, duke arritur nivelin më të lartë që prej ribashkimit në vitin 1990 duke ngritur alarmin e organizatave të ndihmës sociale, sipas një raporti të publikuar sot.
"Asnjëherë niveli i varfërisë nuk ka qënë kaq i lartë në Gjermani, asnjëherë ndarjet rajonale kaq të thella", deklaroi në një konferencë shtypi në Berlin, Ulrich Schneider, presidenti i federatës "Paritätische Gesamtverband", ku bëjnë pjesë 10 000 organizata të sistemit social dhe shëndetësor.
Raporti, i quajtur "Republikë e plasaritur", përmend një përqindje të nivelit të varfërisë historikisht më i larti që prej Ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 duke kaluar nga 15 për qind në 2012 në 15,5 për qind në vitin 2013 (12,1 milionë persona në vitin 2013 dhe 12,5 milionë në vitin 2013, për një popullsi totale prej 80 milionë banorë).
Familjet me një prind, pensionistët dhe minorenët janë më të prekurit, nënvizon raporti që shton se 43 për qind e familjeve me një prind dhe rreth 60 për qind e të papunëve janë klasifikuar si të varfër, me të ardhura nën 60 për qind të të ardhurave mesatare. /ATSH/
/Shqiptarja.com