BERLIN, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis përshëndeti homologun gjerman, Wolfgang Schauble, me të cilin diskutimet për të ardhmen e Greqisë kanë qenë shumë të tendosura, duke e cilësuar si politikanin e vetëm evropian të pajisur me "substancë intelektuale".
"Wolfgang Schauble është ndoshta i vetmi politikan evropian me substancë intelektuale", deklaroi ministri grek i Financave për të përjavshmen "Stern", që ka publikuar sot pjesë nga një intervistë që do të publikohet nesër.
"Është një evropian i bindur dhe një federalist solid", shtoi ministri grek, i cili zhvilloi javën e kaluar një takim me homologun gjerman.
Takimi shfaqi mosmarrëveshjet e thella mes një Gjermanie që inston për respektimin nga ana e Greqisë të angazhimeve të marra dhe Greqisë që kërkon rinegocim me partnerët ervropianë për t'u çliruar nga shtrëngimi financiar.
Evropianët, ministrat e Financave të zonës euro, presidentët dhe kryeministrat e BE do të mblidhen sot dhe nesër në Bruskel për të diskutuar lidhur me këto çështje, në një takim shumë të pritur./
/ec/











