Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka deklaruar largimin e tre ligjvënësve rajonalë pak ditë pas zgjedhjeve legjislative që u mbajtën në Gjermani.

Ditë më parë u largua bashkëthemelusja e partisë AfD, Frauke Petry së bashku me bashkëshortin e saj, Marcus Pretzell.

 Ndërsa ditën e djeshme lajmëruan largimin nga partia edhe deputetët Matthias Manthei dhe Christel Weissig, me to u bashkua edhe bashkëdrejtuesi I AfD në landin lindor të Mecklenburg Vorpommern,   Bernhard Wildt.

Tendenca ekstremiste e djashtë brenda partisë është aryseja që cituan të larguarit, duke mos u bërë pjesë e një krahu ekstrem që ka kapluar partinë.

AfD arriti 12.6% të votave, një numër historic, I cili I siguroi pjesmarrjen në Bundestag me 90 vende.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com