Gjermani- Një 25- vjeçar u vra me thikë dy ditë më parë në qytetin e Këln-Bickendorf. Pas kësaj ngjarje të dhunshme dhe tronditëse një 17- vjeçar është dorëzuar në polici dhe dyshohet se ka goditur viktimën me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Aktualisht i mituri i akuzuar ndodhet në paraburgim për të rinjtë  dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen pa praninë e avokates së tij. Policia ende po heton lidhur me ngjarjen dhe në ve­çanti të lidhjeve të mëparshme mes viktimës dhe të miturit të akuzuar si dhe për dështimarë të mundshëm nga vendi i ngjarjes.