Gjermani, zhdukja e fëmijëve kosovarë shpëton familjen nga dëbimi

Gjermani, zhdukja e fëmijëve kosovarë shpëton familjen nga dëbimi

Të enjten, më 19 prill, në Borsdorf pranë Leipzigut, ishte ngritur alarmi se ishin zhdukur dy fëmijë, vëllezërit Leotrimi 11 vjeç dhe Qëndrimi, 13 vjeç. Një ditë më vonë, më 20 prill këtë shqetësim e kishin shpërndarë edhe mediat gjermane, dhe duke iu referuar atyre, edhe ato shqiptare.

Ndërkaq sot, në orët e paradites mediat në Kosovë e kishin lajmin nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, se dy vëllezërit janë gjetur. Mediat gjermane nuk kishin njoftuar për këtë. Deri para më pak se një ore, kur televizioni gjerman MDR ka dhënë lajmin në vijim:

Dy djemtë kosovarë janë gjetur sërish. Ata kanë ardhur të premten shëndosh e mirë në qendrën e përbashkët të banimit në Borsdorf (ku kanë qenë të vendosur si azilkërkues, së bashku me familjarët tjerë). Sipas policisë në asnjë moment ata nuk kanë qenë në rrezik jete”. Ndërsa ajo që është rëndësishme në këtë lajm është se: “Familja e dy djemve është dashur që gjatë kësaj jave të dëbohej në Kosovë. Mirëpo, pasi që fëmijët (dy djemtë) nuk ishin në qendrën e strehimit bashkë me familjen, dëbimi nuk u bë”.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë