Parashikimet e fundit: Gjermania edhe sivjet do të jetë kampion bote në sufiçit, ndërsa SHBA në defiçit. Në parashikimet e Institutit të ekspertëve gjermanë në ekonomi, Ifo për vitin 2018, thuhet se Gjermania do të ketë për shkak të eksportit të lartë edhe sivjet një suficit vjetor prej rreth 299 miliardë Dollarë dhe kështu për herë të tretë radhazi do të jetë kampione e botës në sufiçit. Ekspertët nga Mynihu thonë se në vendin e dytë do të jetë Japonia me rreth 200 miliardë Dollarë sufiçit, ndërsa e treta Holanda me 110 miliardë Dollarë.
Në anën tjetër, SHBA do të jetë edhe sivjet vendi me defiçitin më të lartë me rreth 420 miliardë Dollarë amerikanë.
Thotë eksperti i Ifo-s, Christian Grimme
Këto të dhëna kanë shkaktuar edhe debate politike. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar së fundi shumë hapur ekonominë gjermane për sufiçite tepër të larta në bilancin mes eksportit dhe importit, që sipas tij shkon në dëm të ekonomisë amerikane. Ky është edhe shkaku pse Trump ka kërcënuar me rritjen e doganave për industrinë e automjeteve, që përbën edhe pjesën më të madhe të eksportit të Gjermanisë.
Kritika në adresë të Gjermanisë kanë ardhur jo vetëm nga SHBA por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian. Sufiçiti mesatar i disa viteve të fundit prej rreth 6% është në shtigje afatgjata i dëmshëm për stabilitetin, sepse shtohen dallimet mes vendeve dhe vendet me deficit duhet të futen gjithnjë e më shumë në borxhe.
Ifo pohon se sufiçiti gjerman në vitin 2018 do të jetë 7.8%, që është vetëm 0.1% më pak se në vitin 2017. Plusi më i madh shënohet në sektorin e mallrave. Vlerësohet se eksporti i Gjermanisë këtë vit do të jetë më i lartë se importi me rreth 265 miliardë Euro, thotë Grimme.
Kërkesat më të mëdha për mallrat gjermane kanë ardhur sivjet nga vendet e zonës së Euros, pastaj nga vendet tjera të BE-së dhe nga SHBA-ja.
Christian Grimme
Kina si kampione e botës në eksport nuk do të jetë këtë vit në mesin e tre vendeve me sifucitin më të lartë ekonomik, në radhë të parë për shkak të rritjes së doganave amerikane për prodhimet kineze.
Kina është e detyruar më 2018 të importojë më shumë dhe të eksportojë më pak, ndaj edhe suficiti ka rënë. Kina ka eksportuar më shumë në Evropë sesa në SHBA.
Shpjegon Grimme