Gjermani, Bundestagu aprovon ligjin për bashkim familjar

Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojtje dhe leje qëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Për gjithë Gjermaninë do të lejohen në të ardhmen të vijnë 1000 familjarë çdo muaj. Këtë vendim ka marrë parlamenti gjerman, Bundestag. 

Deputetët aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 vota kundër. Tre vota ishin abstenime. Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa rasteve që janë raste të vështira.

Duke patur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe leje qëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin familjen. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë refugjatë të luftës civile në Siri.

Projektligjet e partisë liberale FDP dhe të të majtëve nuk morën shumicë votash

Sekretari i shtetit në ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer (CSU), e quajti ligjin një kompromis të mirë. Njëkohësisht ai tha se është "i kënaqur që mbetet kështu siç është dhe që nuk bëhet ankesë". Ankesë për mbrojtjen e pjesshme ka pasur nga gushti 2015 deri mars 2016. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kufizimi i numrit në 1000 në muaj do të thotë për shumë refugjatë pritje shumëvjeçare deri sa të ritakohen me familjen.

Zëvendëskryetarja e socialdemokratëve Eva Högl tha, që ligji kombinon përgjegjësinë humanitare me drejtimin e kontrolluar. Në Gjermani kanë ardhur refugjatët që nuk janë mbytur në Detin Mesdhe ose nuk kanë marrë në korridorin e Ballkanit, shpesh vetëm një person nga familja. Ligji është bërë për ta, tha ajo.

Projektligjet e prezantuara nga FDP dhe Të majtët nuk morën shumicën e votave. Fraksioni i FDP donte mos të bëhej bashkim familjeje për njerëzit me azil të pjesshëm edhe për dy vite të tjera, duke bërë disa përjashtime. Kurse Të majtët donin të mos kishte pengesë për bashkim familjar, duke filluar menjëherë procesi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë