Gjermania arreston një oficer të ushtrisë, dyshohet se spiunonte për Rusinë

Gjermania arreston një oficer të ushtrisë, dyshohet se spiunonte për Rusinë

Ambasada ruse në Berlin

Gjermania e ka arrestuar një oficer të agjencisë ushtarake të prokurimit, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione të fshehta inteligjencës ruse. Njoftimi u bë me dije nga zyra e Prokurorisë Federale të Gjermanisë, e cila tha se ushtari  Thomas H., i ishte afruar vazhdimisht konsullatës së Rusisë në Bon dhe Ambasadës në Berlin, nga maji  dhe kishte shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me ta.

“Prokurori federal e ka arrestuar një oficer gjerman nën dyshimin se punon për një shërbim të huaj sekret. Urdhri i ditës është vigjilenca”, shkroi ministri i Drejtësisë i Gjermanisë, Marco Buschmann.

Gjermania është një nga vendet që i jep më së shumti pajisje ushtarake Ukrainës dhe që prej nisjes së luftës, sipas autoriteteve janë rritur operacionet ruse të spiunazhit.

Zyra e prokurorit nuk ka dhënë hollësi të tjera. Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë nuk ka dashur të komentojë për këtë rast.

Gati 12 mijë njerëz punojnë për agjencinë e prokurimit në Gjermani, në mesin e tyre edhe rreth 1.800 ushtarë.

Në dhjetor, autoritetet e arrestuan një punëtor të Shërbimit të Jashtëm Sekret të Gjermanisë, i cili dyshohet se spiunonte për Rusinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)