Gjermania ashpërson dëbimin ndaj emigrantëve, ja çfarë parashikohet

Gjermania ashpërson dëbimin ndaj emigrantëve, ja çfarë parashikohet

Një sërë masash do të duhet të pengojnë në të ardhmen që dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar të dështojnë në momentin e fundit në Gjermani. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser e shikon ligjin e ri si hap të nevojshëm për të ruajtur pranueshmërinë në shoqëri të çështjes së refugjatëve. Pas Bundestagut edhe Këshilli Federal dha dritën e gjelbër (02.02), që ligji të hyjë në fuqi. Sipas masave të reja ligjore azilkërkuesit e refuzuar mund të mbahen të ndaluar më gjatë para dëbimit, policia ka më shumë të drejta për të kontrolluar banesat.

Sa vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largohen nga Gjermania?

Në fund të dhjetorit sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane 242.642 vetë pa të drejtë qëndrimi duhet të largoheshin nga Gjermania. Por mes tyre 193.972 vetë kanë lejen Duldung, pra një leje të përkohshme qëndrimi për arsye të caktuara që e shtyjnë dëbimin. Me këtë pezullohet dëbimi në katër nga pesë raste. Arsyet: gjendja e sigurisë në vendin origjinë, mungesa e dokumenteve dhe pasaportës së udhëtimit, sëmundjet, fëmijët me leje qëndrimi, që kanë filluar një shkollim profesional.

Sa dëbime ka pasur deri tani?

Në gjysmën e parë të vitit 2022 janë dëbuar nga Gjermania 7861 vetë. Një shifër 27% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej ka pasur 12.945 dëbime. 8% më shumë se një vit më parë.

Pse dështojnë kaq shumë dëbime?

Në vitin 2023 nuk janë kryer 31,770 dëbime. Kjo do të dotë se dy të tretat e dëbimeve të parashikuara kanë dështuar. Arsye për këtë ka qenë anulimi i fluturimeve të dëbimit, të huajt që duheshin dëbuar nuk gjendeshin në adresën e tyre, apo shteti origjinë e refuzonte pranimin e tyre, po ashtu edhe problemet mjekësore kanë shtyrë dëbimin.

Cilat janë komptencat shtesë të policisë?

Policia do të ketë mundësi më të mëdha kontrolli. Kjo vlen si për kërkimin e dokumenteve dhe përcaktimin e identitetit të personit për gjetur vendin origjinë. Nga ana tjetër nëpunësit në qendrat e azilkërkuesve mund të kontrollojnë edhe dhoma të tjera, jo vetëm ato të personit që ka detyrimin e largimit nga Gjermania. Edhe marrja nga policia në orare nate do të jetë e mundur, nëse një fluturim dëbimi nga një shtet tjetër organizohet në orët e para të mëngjesit. Po ashtu koha e mbajtjes nga policia do të zgjerohet nga 10 në 28 ditë. Kjo u jep autoriteteve më shumë kohë të përgatisin dëbimin, dhe pengon kalimin në ilegalitet të personit që duhet dëbuar.

Si qëndron puna me veprat e dënueshme antisemitiste?

Sipas planeve të ndryshuara qeverisë së koalicionit përcaktohet shprehimisht, që nëse ka një vendim që përcakton një vepër antisemitiste me motiv antisemitist kjo arsyeton interesin e madh për dëbimin. Kjo vlen edhe për vepra armiqësore kundër të huajve, vepra penale me motive gjinore apo vepra kundër orientimit seksual.

A do të përshpejtojë paketa e re ligjore dëbimet?

Ministria e Brendshme nuk pret një rritje të ndjeshme të dëbimeve. "Mendohet, se përmes ashpërsimit të detyrimit për largim nga vendi numri i dëbimeve mund të rritet deri në 600, (rreth 5%) thuhet në projektligjin e ministrisë. Edhe qeveria gjermane e di, se ashpërsimi i dëbimeve është vetëm njëra anë e medaljes. Sepse pa pranimin e personave të dëbuar nga vendet origjinë, dëbimet nuk janë të mundura./ DW

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rroftë Gjermania e Pastër: 04/02/2024 20:23

    Ore Gjermanë, po nxirrini jashtë të gjithë emigrantët dhe azilkërkuesit që kanë hyrë në territorin Gjerman që nga viti 1945. Gjermania e Gjermanëve, Vdekje Tradhëtarëve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë