Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Policia duke kryer kontrolle

Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanisë nga e premtja, njoftoi ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser. Faeser tha se masa ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Kampionatit Evropian të Futbollit të ardhshëm UEFA, i njohur si Euro 2024.Ministrja e Brendshme e Gjermanisë. Nancy Faeser, përmendi terrorizmin islamik dhe huliganizmin si kërcënime të mundshme.

Kampionati do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane. Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe ndeshja finale është caktuar për 14 korrik. Kontrollet e përkohshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik.

Çfarë thotë Ministria e Brendshme për kontrollet kufitare?

"Ne po fokusohemi në kërcënimin e terrorizmit islamik, huliganizmit dhe sulmeve kibernetike”, tha Faeser në një deklaratë. Ajo shtoi se qëllimi i këtyre kontrolleve do të ishte arrestimi i autorëve të dhunshëm duke i identifikuar në kohë. "Policia federale do të mbrojë kufijtë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor të Gjermanisë”, tha ajo.

Rreth 580 efektivë policie nga vende të tjera do t'u bashkohen organeve gjermane të zbatimit të ligjit për të kryer patrullime në qytetet pritëse, në stacione dhe në trena.

Ministria e Brendshme tha se do të vendosen kontrolle shtesë në kufijtë me Danimarkën, Francën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun. Të pesë vendet janë shtete anëtare të BE-së pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se nuk ka kontrolle të rregullta kufitare midis vendeve dhe policia kryen vetëm kontrolle të rastësishme.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, kontrollet do të jenë "të zhdërvjellta dhe të përkohshme”.

Kontrolle të përkohshme kufitare në zonën Shengen

Kontrollet e përkohshme kufitare u vendosën në tetor përgjatë kufijve të Gjermanisë me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën për të luftuar kontrabandën dhe emigracionin e paligjshëm. Zvicra nuk është vend anëtar i Bashkimit Evropian, por është pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Shengen, që nga viti 2008.

Kontrollet u zgjatën deri në mes të dhjetorit. Kontrolle kufitare u zbatuan gjithashtu përgjatë kufirit jugor të Gjermanisë me Austrinë në 2015 dhe mbeten në fuqi.DW

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen