Gjermania dëbon në Kosovë
ekstremistin 23-vjeçar nga Prizreni

Gjermania dëbon në Kosovë<br />ekstremistin 23-vjeçar nga Prizreni
Të enjten e kaluar, Gjermania dëboi 41 shtetas të Kosovës të cilëve iu refuzua azili. Mes tyre ishte dhe Resim K., 23 vjeç, i cili është cilësuar si mbështetës i sulmeve terroriste.
 
Edhe pse 23-vjeçari nuk kishte precedent kriminal, ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrman tha se "pavarësisht kësaj, ky person në pikëpamjen e tyre duhej të dëbohej".
 
Resim K., është nga Prizreni. 6 vite më parë ai la shtëpinë dhe shkoi në Cremona, një qytet i vogël në veri të Italisë.

Gazeta gjermane "Bild" shkruan se 23-vjeçari festoi për sulmet terroriste ndaj revistës "Charlie Hebdo" me anë postimeve në rrjetet sociale.

Gjithashtu ka qenë në kontakt dhe me imamin gjerman kontrovers, Pierre Vogel, i njohur për fjalimet e tij ekstremiste.

Postimet e tij në rrjetet sociale alarmuan autoritet italiane Hetuesit zbuluan se ai kishte dokumente false dhe mbante një armë zjarri.

Media italiane raportoi atë kohë se Resim K. ishte në kontakt me shumë njerëz që i ishin bashkuar ISIS-it në Siri.

Autoritetet italiane e dëbuan atë në Kosovë, por ai më vonë udhëtoi ilegalisht në Gjermani. Autoritetet gjermane e gjetën atë përmes faqes në Facebook dhe e dëbuan në Kosovë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve