Gjermania dhe Franca: Të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që të rifillojë menjëherë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Europian.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Gjermanisë në Kosovës përmes një shkrimi në Facebook, ku theksohet së situata e pazgjidhur midis dy vendeve mbetet një faktor destabilizues për tërë Ballkanin Perëndimor.

Sipas dy kryediplomatëve europianë, nuk ka rrugë të shpejtë dhe të shkurtër që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Maas dhe Le Drian po ashtu kanë kërkuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura Prishtinë-Beograd që nga viti 2011, përmes dialogut të lehtësuar nga BE.

Në deklaratën franko-gjermane thuhet se “Për këtë qëllim shtetet anëtare të BE-së emëruan një nga diplomatët më të aftë të Evropës, Miroslav Lajçak, si të dërguar special për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për çështje të tjera rajonale. Franca dhe Gjermania janë të gatshme të mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin politik, diplomatik dhe ekonomik. Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, juridikisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin e rajonit. Presidenti Macron ka deklaruar gatishmërinë e tij për të mbajtur një samit të dytë në Paris. Sidoqoftë, gatishmëria për dialog është një parakusht për këtë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli dhe se do të jetë ai që do të përfaqësojë Kosovën në dialog, pasi ka edhe një vendim të gjykatës për këtë gjë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 25/05/2020 12:29

    PATJETER EVROPJANET DUHET TE JENE NE TRYEZEN E BISEDIMEVE KOSOVE-KERBI.POR AMA, JO EDHE PA PRANIN E AMERIKANVE. per asgje me shume e me pakse, Po keta,sidomos Franca, na kane demtuar qe ne 1913,1918,1920 dhe 1945. Ata padrejtesisht na ndane e na coptuan dhe sot jemi keshtu te dnare e te coltuar ne 5-6 shtete dhe te vetmit qe ende kufizohemi me veteveten.Kjo eshte hsitori qe njihet dhe dihet,Bese nuk I jipet te pabesuashmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja