Gjermania dhe Portugalia do të vijojnë bashkëpunimin për të ndihmuar Ukrainën

Gjermania dhe Portugalia do të vijojnë bashkëpunimin për të ndihmuar Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri portugez, António Costa konfirmuan sot gjatë një vizite në Lisbonë, bashkëpunimin mes dy vendeve për ndihmën ndaj Ukrainës.

Scholz e quajti furnizim tw v përbashkët dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

Gjermania dhe Portugalia duket se janë bërë bashkë me qëllim, ndihmën e vazdueshme për Ukrainën e cila prej kohësh po përballet me forcat shtypëse Ruse.

Kryeministri portugez António Costa tha se vendi i tij ishte i gatshëm t'i ofronte mbështetje ushtarake Ukrainës së bashku me Gjermaninë brenda mundësive të tyre pa reduktuar kapacitetet mbrojtëse të tyre.

Portugalia ishte vendi i parë që iu zotua Gjermanisë për të pajisur një batalion ukrainas me tanket kryesore të betejës Leopard 2A6. Gjermania ka dorëzuar tani 18 prej këtyre tankeve, Portugalia tre. Qeveria federale vetëm pas një hezitimi të gjatë kishte rënë dakord në janar për të krijuar një aleancë për dorëzimin e Leopard 2 të prodhuar në Gjermani.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Macron-Bidenit: Kina ka një rol për paqen! Rrjedhje të reja të informacionit: Ukrainasit donin të godisnin rusët në Siri


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)