UKRAINË – Një shpërthim i fuqishëm është parë në qiellin e Kievit mbrëmjen e kaluar. Forcat ukrainase thonë se mund të jetë rënia në Tokë e një sateliti të NASA-s. Por agjencia amerikane e mohon duke thënë: “Kur ndodhi shpërthimi, sateliti ynë ishte ende në orbitë”.
Pak më vonë, forcat ukrainase ndërruan variant dhe thanë se ishte meteorit ndërsa ndriçimi i fortë u pa edhe në Bjellorusi.
Ndërkohë Ministri i Bujqësisë i Rumanisë i ka kërkuar Ukrainës të kufizojë eksportet e drithërave. Për momentin, duke rritur kontrollet, Bukureshti do të vazhdojë të sigurojë tranzitin e drithërave në vendet e treta si shenjë mbështetjeje për Ukrainën përballë agresionit rus.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është takuar të enjten me presidentin e Kubës, Miguel Diaz-Canel dhe ministrin e Jashtëm kubanez, Bruno Rodriguez në Havana, teksa tenton të forcojë lidhjet e Rusisë me aleatët në Amerikën Latine.
Rusia, e goditur nga sanksionet e Perëndimit, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, po synon të forcojë lidhjet politike dhe ato ekonomike me shtetet që e kundërshtojnë, atë që e cilësojnë “hegjemoni amerikane”.
Lavrov u ka thënë gazetarëve se Rusia dhe Kuba përballen me sanksione të SHBA-së, andaj edhe e kuptojnë njëra-tjetrën.
“Ne nuk mund të pajtohemi që bota të vazhdojë jetesën pafundësisht sipas rregullave amerikane”, ka thënë Lavrov në një konferencë televizive.
“Tensionet janë duke u përshkallëzuar në arenën ndërkombëtare, dhe tentimet e Perëndimit për ta diktuar gatishmërinë e tij, dhe për ta injoruar pozitën e tjetrit, sa shkojnë e rriten”.
Ministri i Jashtëm rus e ka vizituar ditëve të fundit edhe Brazilin, Venezuelën dhe Nikaraguan.
Kuba, e cila ka qenë nën embargo ekonomike amerikane, prej Revolucionit të Fidel Castros më 1959, e ka mbështetur vazhdimisht Rusinë në Ukrainë, por edhe një zgjidhje diplomatike për krizën.
“Nuk besoj se Putini e ka provokuar konfliktin në Ukrainë”, ka thënë Diaz-Canel, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai e ka përshkruar lidhjen e Kubës me Rusinë si “të mrekullueshme”.
Në shkurt të këtij viti, Rusia i ka dërguar Kubës 25 mijë tonë miell, si donacion emergjent për të luftuar mungesat.
Lavrov ka thënë se autoritetet ruse janë duke punuar për nisje të një dërgese tjetër të ngjashme./ REL
Në bisedën telefonike të sotme me presidentin amerikan Joe Biden , presidenti francez Emmanuel Macron “prezantoi rezultatet e arritura me vizitën e tij në Pekin dhe Katon, Kina kishte një rol për të luajtur në kontributin afatmesëm në përfundimin e konfliktit në përputhje me parimet dhe qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”. Kjo është ajo që raportoi Elysée në një deklaratë në të cilën nënvizonte se të dy udhëheqësit "ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit të përfshirjes së autoriteteve kineze mbi këtë bazë".
“Kreu i shtetit nënvizoi gjithashtu kontributin e rëndësishëm të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës, i cili tejkalon, kombinuar aspektet civile dhe ushtarake, 67 miliardë euro dhe kujtoi gjithashtu rëndësinë që evropianët të vazhdojnë të armatosen për të marrë përgjegjësitë e tij në ndarjen e barrës. të sigurisë transatlantike. Franca do të luante plotësisht rolin e saj, me ligjin e saj të ri për planifikimin ushtarak”.
Ushtria e Ukrainës ka bërë një bilanc të ushtarëve të cilët janë shpallur të zhdukur.
Komisioneri Ukrainas për personat e zhdukur njoftoi se më shumë se 7 mijë konsiderohen aktualisht të zhdukur deri më tani.
Sipas zyrtarit ukrainas, rreth 60-65% e personave të zhdukur zakonisht rezultojnë të jenë në robëri, ndërsa pjesa tjetër mund të mos jetë më gjallë.
Ai tha se autoritetet kanë nisur kërkimet dhe po bëjnë çdo gjë që është e mundur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fatin e ushtarëve të humbur.
Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë më 24 shkurt 2022, Ukraina ka sjellë 2235 robër lufte nga robëria ruse, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky më 18 prill.
Para disa muajsh Zvicra theu neutralitetin e saj dhe vendosi sanksionet të njëpasnjëshme ndaj Rusisë për vendosjen e kufijve maksimalë të çmimeve për naftën bruto ruse dhe produktet e naftës dhe kufizimet për produktet e tjera të çelikut, mallrat për industrinë e aviacionit dhe hapësirës dhe mallrat ekonomikisht të rëndësishëm për Rusinë.
Veprimi i një shteti të konsideruar prej dekadash neutral i dha më shumë kuptim luftës kundër agresionit Rus në Ukrainë.
Zvicra përsëri ka vendosur të dënojë veprimet e ashpra luftarake të Rusisë në rajone të ndryshme të Ukrainës duke shtuar edhe ushtrinë private Wagner Group dhe agjencinë e lajmeve RIA FAN në listën e saj të sanksioneve kundër Rusisë.
Ndryshimet u njoftuan se do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e së enjtes.
Zvicra ka vendosur sanksione të shumta kundër Rusisë që nga fillimi i luftës duke synuar industri dhe sektorë të ndryshëm në vend.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri portugez, António Costa konfirmuan sot gjatë një vizite në Lisbonë, bashkëpunimin mes dy vendeve për ndihmën ndaj Ukrainës.
Scholz e quajti furnizim tw v përbashkët dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.
Gjermania dhe Portugalia duket se janë bërë bashkë me qëllim, ndihmën e vazdueshme për Ukrainën e cila prej kohësh po përballet me forcat shtypëse Ruse.
Kryeministri portugez António Costa tha se vendi i tij ishte i gatshëm t'i ofronte mbështetje ushtarake Ukrainës së bashku me Gjermaninë brenda mundësive të tyre pa reduktuar kapacitetet mbrojtëse të tyre.
Portugalia ishte vendi i parë që iu zotua Gjermanisë për të pajisur një batalion ukrainas me tanket kryesore të betejës Leopard 2A6. Gjermania ka dorëzuar tani 18 prej këtyre tankeve, Portugalia tre. Qeveria federale vetëm pas një hezitimi të gjatë kishte rënë dakord në janar për të krijuar një aleancë për dorëzimin e Leopard 2 të prodhuar në Gjermani.
Nga të gjitha krimet që rusët dyshohet se kanë kryer në Ukrainë, dëbimi i paligjshëm i mijëra fëmijëve është një nga më rrëqethësit.Që kur fëmijët e dërguar në kampe në Krimenë e pushtuar, vullnetarisht nga prindërit e tyre nuk po ktheheshin, autoritette Ukrainase u alarmuan dhe nisën kërkimet për fëmijët e rrëmbyer.
Kampi i cili ishte menduar se do të zgjaste vetëm pak javë ka rezultuar më i gjatë se kurrë për një grup miqsh të cilët tashmë quhen familje.Kjo është një familje e llojit, e lidhur nga një fat i jashtëzakonshëm që i pa këta fëmijë të kapur në një nga krimet më rrëqethëse të luftës së Ukrainës: dëbimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve nga Rusia.
Kjo është historia e kalvarit të tyre me armë, ikja e tyre e pabesueshme dhe guximi i një gruaje e cila rrezikoi gjithçka për t'i shpëtuar.
Natalya Lutsyk nuk është nëna e tyre, por për të ata janë fëmijët e saj, të cilët i shpëtoi nga forcat ruse që i mbanin pa dëshirën e tyre.Mirëpo edhe pse tani janë arratisur nga një makth që zgjati shumë, fëmijët ende kujtojnë tanket e para, duke u rrotulluar nëpër fshat, komandantin rus teksa kalonte nëpër dyert e shkollës, i rrethuar nga ushtarë që mbanin automatikë.
Shkolla e Natalias në fshatin Novopetrivka ishte shtëpia e 100 fëmijëve, një përzierje jetimësh dhe atyre, prindërit e të cilëve nuk mund të kujdeseshin për ta.
"Rusët më thanë se do t'i merrnin fëmijët. Unë thashë se askush nuk do të shkojë askund pa mua."
Natalya kishte punuar në shkollë për më shumë se 30 vjet dhe i donte fëmijët sikur të ishin të sajat. Ajo ishte e përgatitur të rrezikonte gjithçka për t'i mbajtur ata të sigurt, por nuk ishte vetëm jeta e saj në rrezik.
Duke kundërshtuar forcat ruse për të marrë fëmijët, ajo arritui të ndihmonte të arratisen vetëm 15 prej tyre.
Fëmijet fatlumë thanë se qindra fëmijë të tjerë mbahen në kampë ne zon atë ndryshme të Rusisë.
Kujtojmë se për trafikimin e fëmijëve Ukrainas Deri në shkurt të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte ndërtuar një çështje të mjaftueshme për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për krimin e luftës të deportimit të fëmijëve.
Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës , Yuri Ignat, tha se shpërthimi i dukshëm dje në Ukrainë dhe "gjithashtu në Bjellorusi" mund të jetë shkaktuar nga një meteorit. Më parë thanë se kishte shpërthyer një satelit.
"Kjo dritë është parë edhe në Bjellorusi. Prandaj, nuk është aq e lehtë për të gjetur mbeturina. Unë mendoj se shërbimet speciale do të merren me këtë, por ndoshta ky trup, një meteorit, u dogj në atmosferë", tha Ignat.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg ka mbërritur në Kiev.
Kyiv Independent shkruan këtë duke publikuar dy fotografi të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në qytet.
Stoltenberg u pa teksa u bënte homazhe ushtarëve të rënë ukrainas në sheshin e Shën Michae, në qendër të kryeqytetit ukrainas. Vizita nuk ishte paralajmëruar.
Ukraina pretendon se Vladimir Putin nuk ka kryer asnjë vizitë në zonën e Kherson të pushtuar nga forcat ruse, por ka dëruar sozinë e tij. Sipas sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Oleksii Danilov, personi që ka vizituar Khersonin dhe Donbassin nuk ishte Putini i vërtetë.
“Ky nuk ishte Putini i vërtetë”, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Oleksii Danilov për televizionin ukrainas, pa dhënë asnjë provë. “Për të folur me Putinin e vërtetë, duhet të jesh në izolim për 10 deri në 14 ditë”, vazhdoi ai.
Rusët nuk e kanë ndryshuar mendimin për kapjen e Kievit dhe kryeqyteti ukrainas është gati të mbrohet shumë më mirë se sa ishte një vit më parë. Kështu tha kryetari i bashkisë Vitalii Klitschko në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Kiev ishte dhe mbetet objektivi i agresorit. Kievi është zemra. Kievi është kryeqyteti. Dhe kjo është arsyeja pse ne po bëjmë gjithçka për të parashikuar skenarë të ndryshëm, madje edhe më të keqin", tha Klitschko. "Kiev tani është shumë më i mbrojtur se një muaj më parë, se gjashtë muaj më parë, madje edhe më shumë se një vit më parë. Tani ka një sistem kontrolli, një sistem postblloqesh, armë moderne dhe tashmë Forcat tona të Armatosura janë shumë më të forta se një vit më parë. Ata janë të përgatitur, të armatosur dhe madje është zhvilluar një program më i detajuar për të mbrojtur Kievin nga agresioni”, theksoi ai.