Gjermania do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare

Gjermania do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare

Nancy Faeser

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka thënë se kontrollet për personat që kalojnë në Gjermani në kufirin me Poloninë, Zvicrën dhe Republikën Çeke do të zgjaten edhe për dy muaj të tjerë.

Faeser i tha gazetës gjermane Rheinische Post se masat që ishin caktuar të përfundonin më 15 dhjetor do të vazhdonin të paktën deri në shkurt.

“Masat tona po funksionojnë. Lufta jonë kundër biznesit të paskrupullt të kontrabandistëve të njerëzve, të cilët rrezikojnë brutalisht jetët njerëzore, është e suksesshme”, tha Nancy.

Qëllimi i shtimit të kontrolleve është të zvogëlohet numri i njerëzve që emigrojnë në Evropë për të hyrë në Gjermani.

Megjithëse Zona Shengen, në të cilën janë anëtarë të të katër vendet, lejon udhëtimin pa viza midis shteteve, anëtarët kanë vendosur rregullisht kontrolle kufitare për të penguar lëvizjen e individëve jashtë BE-së – por veçanërisht refugjatëve brenda zonës Shengen.

Gjermania ka kryer kontrolle kufitare në kufirin me shtetin tjetër anëtar të BE-së, Austrinë që nga viti 2015.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?