Gjermania do zgjerim, Baerbock: Vendet kandidate të jenë vëzhgues, përfitojnë para anëtarësimit! Të marrin pjesë në çdo mbledhje të KIE

Gjermania propozon që vendeve kandidate për në BE, t’u jepet statusi i vëzhguesit në samitet e liderëve në Bruksel, përpara anëtarësimit të plotë.

Duke propozuar një udhërrëfyes për këto vende, Ministrja e Jashtme Analena Baerbock e vuri theksin te mundësitë për zhbllokimin e procesit të pranimeve, shpesh duke u vënë edhe vetoja nga një shtet i vetëm.

“Ne duhet të pyesim veten se si mund të sigurojmë që procesi i pranimit të zhvillohet në një mënyrë që të shmanget lënia e një brezi në dhomën e pritjes me Bashkimin Evropian për pjesën tjetër të jetës së tyre. Pse ne, për shembull, nuk i ftojmë ato vende që kanë finalizuar kapitujt individualë në procedurën e anëtarësimit të marrin pjesë në mbledhjet përkatëse të këshillit si vëzhgues? Ne do t'i kishim ata atje, kur do të vendosnim për të ardhmen tonë të përbashkët, në vend që t'i ftojmë vetëm një herë në vit që ata të dëgjojnë raportet e progresit të komisionit”, tha Baerbock.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se vendi i tij, i cili po pret gati 20 vjet për t'u anëtarësuar në BE, i kishte përjetuar të gjitha të metat e procesit të anëtarësimit. Por sipas tij, propozimet e Baerbock mund t’i korrigjojnë ato.

Ukraina dhe Moldavia u shtuan verën e kaluar në radhën e kandidatëve zyrtarë që përfshin Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Turqinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën, me Gjeorgjinë në procesin aktiv të aplikimit.

Javën e ardhshme do të publikohet një raport kyç i BE-së mbi përparimin e tyre, me një vendim mbi negociatat zyrtare që pritet në dhjetor.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan