Gjermania 'e hapur' për të mbështetur Turqinë, Merkel-Erdoganit: Mos përdor emigrantët, por dialogun për të shprehur pakënaqësitë

Gjermania 'e hapur' për të mbështetur Turqinë, Merkel-Erdoganit: Mos përdor emigrantët, por dialogun për të shprehur pakënaqësitë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar përsa i përket krizës me refugjatët dhe sulmeve në Ildib. Në një bashkbisedim me gazetarët, Merkel tha se ajo e kupton se Ankaraja ishte duke pritur për më shumë mbështetje nga Evropa për të përballuar krizën e refugjatëve, ndërsa vë në dukje se Presidenti turk  Rexhep Taip Erdogan , "nuk duhet të përdor refugjatët për të shprehur pakënaqësinë e tij".

Për çështjen e luftës siriane në Indlib , zonja Merkel mbështeste pozicionin turk, duke thënë se ishte i nevojshëm një armëpushim dhe një zonë sigurie në këtë provincë. 

"Sidoqoftë, është e papranueshme për mua që vetë Erdogan dhe qeveria e tij nuk e shprehin këtë pakënaqësi në një dialog me ne si Bashkimin Evropian, por përkundrazi përmes refugjatëve. Për mua, kjo nuk është rruga për të ecur përpara", ka thënë kancelarja. Në të njëjtën kohë, Merkel bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve midis Bashkimit Evropian dhe  Turqisë .

Më shumë se 10,000 emigrantë, kryesisht nga Siria, vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe Afganistani, kanë arritur në kufijtë tokësorë të Turqisë me Greqinë dhe Bullgarinë pasi Ankaraja deklaroi heqjen dorë nga mbajtja e tyre në zonën e saj.

Deklarata të ngjashme janë dhënë edhe nga zëdhënësi i qeverisë Stephen Zauber, i cili thotë se Gjermania e pranon se Turqia "mbart një barrë të madhe", pasi ka mirëpritur 3.5 milion refugjatë.

Zëdhënësi i qeverisë gjerman, Zauber gjithashtu argumentoi se situata në rajonin e Idlib, në veri të Sirisë, duhet të shqetësojë BE-në.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë