Gjermania e 'rrëmbeu' para FSHF-së, sulmuesi i Bundesligës vjen në Tiranë

Gjermania e 'rrëmbeu' para FSHF-së, sulmuesi i Bundesligës vjen në Tiranë

Nelson dhe Henrik Weiper

Luajnë në pozicionet ekstreme të fushës, por vëllezërit Weiper kanë bërë mirë në karrierë edhe pse 18 dhe 19 vjeç. Fjala është për Henrik dhe Nelson Weiper. Nelsoni është pjesë e sulmit të Mainz në Bundesligë, duke luajtur në 9 takime sezonin që sapo u mbyll, teksa gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës. Djaloshi me origjinë shqiptare por i lindur në Mainz është pjesë e moshave U-18 të Gjermanisë, duke luajtur në disa ndeshje. Sulmuesi duket se ende nuk e ka zgjedhur ekipin e parë Kombëtar, me FSHF-në që duhet të "luftojë" për të afruar të riun e talentuar.

Nga ana tjetër, Henriku 19-vjeçar luan në portë dhe verën e shkuar la Offenbach në Gjermani për të kaluar në SHBA me Brown Bears. Djaloshi është pjesë e U-21 të Shqipërisë, teksa ka luajtur pesë takime me moshat tona.

Nëse Henriku është pjesë e kuqezinjve, një gjë e tillë nuk vlen për të vëllanë, Nelsonin. Sulmuesi i Mainz duket se i ka dhënë një sinjal FSHF-së, me vëllezërit që kanë pozuar këtë të enjte nga sheshi "Skënderbej" në Tiranë.

Postimi i vëllezërve Weiper

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët