Gjermania ka dërguar ditën e mërkurë një njësi ushtarake në veri të irakut për të bërë koordinimin e pakove më ndihma dhe armatime. Sipas autoriteteve gjermane, njësia nuk ka për mision të marri pjesë në luftime ndërkohë që dhe punën e saj e nisi ditën e djeshme në konsullatën gjermane në Ebril.

Qeveria gjermane ka deklaruar më parë se do të ndihmojë me armatime forcat kurde që po angazhohen në luftime kundër militantëve të ISIS në rajon, gjithsesi kancelarja Angela Merkel ka ripërsëritur se nuk do të dërgohen trupa për luftime në Irak.

Ushtarët që zbarkuan ditën e djeshme kanë për detyrë asistimin në shpërndarjen e pakove me ndihma për civilët dhe me furnizimin me armatime, gjithmonë në koordinim me qeverinë e irakut dhe autoritetet lokale kurde. Ndërkohë që dhe autoritetet gjermane nga ana e tyre njoftojnë se armatimet e para do ti dërgohen shumë shpejt forcave të qeverisë irakene dhe kurde. Gjithashtu ditën e djeshme Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel deklaroi se Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë shtetet e angazhuara momentalisht për të ndihmuar me armë forcat kurde të cilat kanë nevojë urgjente për pajisje.
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)