Një deklaratë e re e forcave të armatosura daneze thotë se “nga sot, do të ketë prani të shtuar të forcave ushtarake brenda dhe rreth Groenlandës.” Do të ketë rritje të “pajisjeve ajrore, lundruese dhe ushtarëve, përfshirë edhe nga aleatët e NATO-s.”

Në njoftim, renditen disa prej vendeve anëtare të NATO-s që do të kontribuojnë: Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Njëkohësisht shton se qeveria e Groenlandës dhe Ministria daneze e Mbrojtjes “do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht” për të “siguruar përfshirjen lokale.”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Groenlandës thotë se është “prioritet thelbësor” që siguria dhe mbrojtja e vendit “të përforcohen dhe kjo arrihet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë të NATO-s.”

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, thotë se “siguria në Arktik ka rëndësi kritike” për Danimarkën dhe bashkë me aleatët e Arktikut dhe ata europianë, vendi “do të shqyrtojë në javët në vijim sesi rritja e pranisë dhe aktivitetit ushtarak në Arktik mund të zbatohet në praktikë.”

 


Lajmi kryesor:

Trump: Na duhet Groenlanda, çdo alternativë tjetër është e papranueshme! Samit 50 minuta në SHBA! Gjermania, Franca e Suedia do dërgojnë trupa