“Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. NATO bëhet shumë më e fortë dhe më efektive me Groenlandën në duart e Shteteve të Bashkuara. Çdo alternativë tjetër është e papranueshme.” Këto janë fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump, të publikuara në rrjetin e tij social Truth, të cilat janë të drejtpërdrejta dhe pa ekuivoke. Ato nuk lanë pothuajse asnjë hapësirë manovre për samitin, që nisi pak para orës 17:00 në Uashington, në Ndërtesën Eisenhower mes zëvendëspresidentit të tij JD Vance, sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ministrit të Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen dhe homologes së tij groenlandeze Vivian Motzfeldt. Takimi zgjati gjithsej 50 minuta, më shumë nga sa ishte parashikuar, sipas mediave daneze. Ende nuk është e qartë se çfarë u diskutua dhe nëse u arrit ndonjë marrëveshje për fatin e Groenlandës, “territor i veçantë” danez mbi të cilin Trump dëshiron të vërë dorë.
Ajo që është e sigurt është se mbi diskutimet rëndonin si një peshë e madhe fjalët e presidentit amerikan, i cili sot e ka quajtur Groenlandën “jetike për Golden Dome që po ndërtojmë”.
“NATO duhet të na hapë rrugën për ta marrë. Nëse nuk e bëjmë ne, do ta bëjnë Rusia ose Kina, dhe kjo nuk do të ndodhë!”, ka thënë Trump. Janë fjalë që rikthejnë temat e sigurisë kombëtare dhe kërcënimin nga Rusia dhe Kina, të ngritura edhe më parë nga ai, por që, të përsëritura në prag të këtij takimi, tingëllojnë si një sinjal jashtëzakonisht i qartë.
Pas përfundimit të takimit, në profilet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë u publikua një post provokues.
“Në cilën anë je, njeri i Groenlandës?”, thuhet në një imazh që paraqet dy slita tërhequr nga qen, si simbol i zgjedhjes përpara së cilës ndodhet Groenlanda: ose të rreshtohet me Shtetet e Bashkuara dhe të gëzojë një të ardhme që paraqitet si e ndritshme, ose të përballet me një stuhi të përfaqësuar nga forcat e përbashkëta të Rusisë dhe Kinës.
Trump e kishte rritur më tej tonin edhe në rrjetin e tij Truth: “NATO: thuajini Danimarkës t’i nxjerrë prej andej, TANI! Dy slita me qen nuk mjaftojnë! Vetëm SHBA mund ta bëjë këtë!!!”, ka shkruar ai, duke iu referuar përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të depërtuar në Groenlandë.
Ndërkohë, Thomas Dans, komisioneri për Arktikun i administratës amerikane, ka deklaruar se do të ketë “nismë konkrete” nga ana e SHBA-ve “brenda javësh ose muajsh”. Ai shtoi se “nga pikëpamja transaksionale gjërat mund të ndodhin shpejt”, por se do të ketë “një proces për të fituar besimin dhe mbështetjen e popullit tw Groenlandws, dhe kjo do të kërkojë kohë dhe angazhim nga ana e SHBA-ve”.
Danimarka dhe Groenlanda: “Do të rrisim praninë ushtarake”! Vendet e NATO-s do dërgojnë trupa
Ndërkohë, Danimarka dhe Groenlanda kanë njoftuar sot se kanë filluar të rrisin praninë e tyre ushtarake në ishull, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe si pjesë e angazhimit për forcimin e mbrojtjes së Arktikut. Në një deklaratë, Ministria daneze e Mbrojtjes premton “një prani më të madhe ushtarake në Grenlandë dhe zonat përreth, me përdorimin e avionëve, anijeve dhe trupave, përfshirë edhe nga vendet aleate të NATO-s”.Në deklaratë përmenden disa shtete të NATO-s që do të dërgojnë trupa, mes tyre Gjermania, Franca dhe Norvegjia. Suedia, tashmë ka dërguar personel ushtarak në Groenlandë me kërkesë të Danimarkës, siç njoftoi në X kryeministri suedez Ulf Kristersson.
Përplasja tashmë e ashpër mes Danimarkës, Shteteve të Bashkuara dhe Groenlandës, kjo e fundit territor special danez me qeveri të vetën lokale, rrezikon të bëhet edhe më e ndërlikuar dhe e rrezikshme.
Siç shkruan Giuseppe Sarcina, është e vështirë të parashikohet nëse takimi mes Vance dhe ministrave të Jashtëm të Kopenhagës dhe Nuuk (qyteti kryesor i Grenlandës, ku ndodhet qeveria lokale) do të zgjidhë krizën e hapur mes dy brigjeve të Atlantikut për fatin e ishullit të madh arktik. Pretendimet amerikane mbi Groenlandën, të ngritura nga Trump që përpara rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, por që tani janë bërë gjithnjë e më këmbëngulëse, kanë marrë një peshë të re pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë. Për të arritur objektivin, administrata Trump po punon për një blerje të negociuar, por nuk ka përjashtuar plotësisht as “metoda më të ashpra”, pra përdorimin e forcës.
Qëndrimi i Danimarkës dhe i Grenlandës
Pozicioni i Danimarkës është i qartë: kundërshtim i plotë, ashtu si edhe ai i Groenlandës. Kryeministri Jens Frederik Nielsen ka deklaruar hapur se vendi i tij “nuk dëshiron të jetë as i zotëruar, as i qeverisur nga Shtetet e Bashkuara”.
“Vetë fakti i deklarimit të dëshirës për të blerë një shtet tjetër nuk është respektues ndaj popullsisë që jeton aty”, ka thënë ai, duke përfunduar: “Groenlanda zgjedh Danimarkën përpara Shteteve të Bashkuara.”
Samiti i sotëm në Uashington pritej prej javësh nga danezët dhe groenlandezët. Dje, kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka pranuar se “situata është e vështirë: nuk ka qenë e lehtë të përballosh një presion krejtësisht të papranueshëm nga një prej aleatëve tanë më të ngushtë, dhe dyshojmë se më e keqja ende nuk ka ardhur”.
Sot, pak orë para samitit, amerikanët e zhvendosën vendin e takimit nga Shtëpia e Bardhë në Ndërtesën Eisenhower, ku ndodhen zyrat e zëvendëspresidentit Vance. Sipas burimeve daneze, kjo u bë për të ulur tensionin, duke e larguar takimin nga prania e Trump. Megjithatë, tensioni mbetet.
“Fundi i gjithçkaje”
Sipas Sarcina, Kopenhaga dhe Nuuk do të propozojnë një zgjatje të “Marrëveshjes për Mbrojtjen e Groenlandës” të nënshkruar nga SHBA dhe Danimarka në vitin 1951. Nga një bazë e vetme amerikane e parashikuar atëherë, do të shkohej deri në dhjetë baza. Plani mbështetet nga drejtuesit evropianë të NATO-s, të gatshëm të mbulojnë kostot.
Për të shmangur një përçarje të frontit perëndimor, vendet nordike dhe ato evropiane do të ishin gati për pothuajse gjithçka, madje edhe t’i japin SHBA-ve një kontroll de facto të ishullit, përfshirë shfrytëzimin e pasurive të tij të mëdha, sidomos tokat e rralla. Por një sovranitet amerikan i imponuar me forcë do të ishte, sipas kryeministres daneze, “fundi i gjithçkaje”.
Diçka e ngjashme u tha sot edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron para Këshillit të Ministrave në Elize: një shkelje e sovranitetit të Groenlandës do të sillte “pasoja zinxhir të paprecedenta”.
“Ne nuk i nënvlerësojmë deklaratat për Groenlandën, nëse sovraniteti i një vendi evropian dhe aleat shkelet, pasojat zinxhir do të ishin pa precedentë”, citohet të ketë thënë Macron nga zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Nowl Barrot njoftoi se Franca do të hapë një konsullatë në Groenlandë më 6 shkurt, një vendim i marrë që gjatë vizitës së Macron verën e kaluar. Për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është “e rëndësishme që groenlandezët të dinë se ne respektojmë dëshirat dhe interesat e tyre dhe se mund të mbështeten tek ne”. Ajo shtoi se Arktiku dhe siguria në rajon janë edhe çështje të Bashkimit Evropian.
Edhe nga Konferenca e Presidentëve e Parlamentit Evropian ka ardhur mbështetje për Grenlandën: sot një shumicë e gjerë miratoi një deklaratë ku thuhet se “çdo përpjekje për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial” të Kopenhagës dhe Nuuk “shkel të drejtën ndërkombëtare”. Dokumenti dënon gjithashtu në mënyrë “të paekuivokë” deklaratat e administratës Trump, të cilat sipas Europarlamentit “përbëjnë një sfidë të hapur ndaj së drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe sovranitetit e integritetit territorial të një aleati të NATO-s” dhe për rrjedhojë janë “të papranueshme”./Corriere della Sera

Presidenti i SHBA‑ve, Donald Trump, është në Zyrën Ovale duke marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një ligj të pazakontë.
Kjo është ngjarja më e fundit në kalendarin e presidentit sot.
Trump u pyet nëse ai planifikon të respektojë kufijtë e udhëheqjes së Groenlandës në përpjekjen e tij për të marrë territorin. “Do të shohim se çfarë ndodh me Groenlandën”.
Ai tha se ende duhet të informohet rreth takimit që u zhvillua sot midis zyrtarëve amerikanë dhe udhëheqësve danezë e groenlandezë, por ai përsëriti se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare.
Presidenti gjithashtu përmendi planet e tij për të ndërtuar “Kupolën e artë”, një ide për një sistem mbrojtjeje raketash që Trump e përmendi për herë të parë në maj 2025.
Trump më parë tha se sistemi, i synuar për të kundërshtuar kërcënimet ajrore “të gjeneratës tjetër” ndaj SHBA-ve, përfshirë raketat balistike dhe ato me rrotullim, do të jetë në funksion deri në fund të mandatit të tij.
Trump u pyet nëse është gati të largohet nga NATO për Groenlandën.
“Sigurisht që nuk do të heq dorë nga opsionet, por Groenlanda është shumë e rëndësishme për sigurinë kombëtare, përfshirë edhe të Danimarkës,” thotë ai. “Dhe problemi është se nuk ka asgjë që Danimarka mund të bëjë nëse Rusia apo Kina dëshirojnë të pushtojnë Groenlandën, por ka gjithçka që ne mund të bëjmë. E zbuluam këtë javën e kaluar me Venezuelën. Unë nuk mund të mbështetem te fakti që Danimarka do të jetë në gjendje të mbrojë veten,” shtoi ai
Gjermania do të dërgojë 13 trupa në Groenlandë për një mision zbulimi së bashku me vende të tjera europiane, thanë qeveria dhe Ministria gjermane e Mbrojtjes.
Misioni, i cili vjen në kërkesë të Danimarkës, do të zhvillohet nga e enjtja deri të shtunën në kryeqytetin Nuuk. Veprimtaria ushtarake ka për qëllim të shqyrtojë kontributet e mundshme ushtarake për të forcuar sigurinë e rajonit, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë kjo mund të përfshijë mbikëqyrje detare.
Kjo pason një deklaratë nga forcat e armatosura daneze se do të ketë një "prani të zgjeruar ushtarake brenda dhe rreth Groenlandës", përfshirë aeroplanë, anije dhe ushtarë nga aleatët e NATO-s.
Javën e kaluar, ministria tha se “nuk ka as diskutime e as plane për të dërguar trupa gjermane në Groenlandë.”
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, po mbajnë një konferencë për shtyp në ambasadën daneze në Uashington.
Ai thotë se Danimarka është entuziaste të bashkëpunojë me SHBA-të dhe se janë të përgatitur të shkojnë edhe më tej. Danimarka kërkonte mirëkuptim nga bisedimet e sotme, shton Rasmussen. Më tej e përshkruan takimin e sotëm në Uashington si “të hapur, por konstruktiv”.
Ai thotë se qëndrimet e SHBA-së dhe Danimarkës për të ardhmen e Groenlandës duket se ndryshojnë. Ministri i Jashtëm danez shprehet se presidenti amerikan Trump i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij, por Danimarka ka “qëndrim të ndryshëm”. “Ne ende kemi mospajtime, por do të vazhdojmë të diskutojmë”, thotë ai.
Rasmussen njofton krijimin e një grupi pune “të nivelit të lartë” së bashku me SHBA-të për të shqyrtuar nëse është e mundur që të dy vendet të gjejnë një “rrugë të përbashkët përpara”.
Ai thotë se grupi duhet të përqendrohet në adresimin e shqetësimeve të sigurisë së SHBA-së, duke respektuar njëkohësisht “vijat e kuqe të Mbretërisë së Danimarkës”. Ministri shton se grupi do të mblidhet për herë të parë brenda javëve të ardhshme.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC, Rasmussen tha se e njeh Trumpin prej kohësh nga detyra e tij e mëparshme si kryeministër i Danimarkës. Ai thotë se Danimarka ndan, deri diku, shqetësimet e Trumpit për sigurinë në Arktik.
Rasmussen përsërit se perspektiva e marrjes së Groenlandës nga SHBA-të është “absolutisht e panevojshme”. Ai vë në dukje se Danimarka ka “marrëdhënien diplomatike më të qëndrueshme” me SHBA-të se çdo aleat tjetër. Ministri thotë se ky është një “kornizë e përsosur që mund të përdoret” për të arritur një marrëveshje të përbashkët.
Rasmussen thotë se është e qartë që Trump ka dëshirën për të “pushtuar” Groenlandën, por beson se takimi ka arritur të “ndryshojë qëndrimin amerikan”. “E bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Groenlandës,” thotë ai.
Rasmussen shtoi se takimi i sotëm me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio pasoi një sërë komentesh publike “të jashtëzakonshme” në lidhje me Groenlandën. Ai thotë se qëllimi i tij për këtë takim ishte gjetja e një rruge të përbashkët për të rritur sigurinë në Arktik.
Mbretëria e Danimarkës tashmë ka rritur angazhimin e saj ndaj sigurisë, thotë ministri, duke shtuar financimin për ushtrinë, përfshirë anije, dronë dhe avionë luftarakë. Ai shprehet se janë të gatshëm të bëjnë edhe më shumë duke shtuar se SHBA-të tashmë kanë akses të gjerë ushtarak në Groenlandë, si pjesë e një marrëveshjeje mes dy vendeve që daton nga vitet 1950. Rasmussen vijon se Groenlanda, përmes Danimarkës, është anëtare e NATO-s dhe mbulohet nga Neni 5, i cili parashikon mbrojtjen kolektive kur një shtet sulmohet.
Rasmussen thotë se nuk ka ndonjë “kërcënim të menjëhershëm” nga Kina dhe Rusia që Danimarka dhe Groenlanda “nuk mund ta përballojnë”. Ai vijon se aktualisht nuk ka trupa kineze në Groenlandë dhe hedh poshtë shqetësimin se ky “do të jetë rasti pas 10 ose 20 vjetësh”. Ministri i Jashtëm danez thotë: “Danmarka është në anën e duhur të historisë.”
Vetëm 17% e amerikanëve miratojnë përpjekjet e presidentit Donald Trump për të marrë Groenlandën dhe pjesa më e madhe e demokratëve e republikanëve kundërshtojnë forcën ushtarake për aneksimin e ishullit, thotë një sondazh i Reuters/Ipsos.
Sondazhi dyditor, i cili u përmbyll të martën, shfaqi shqetësimet e përhapura për kërcënimet e Trump për Groenlandën ndaj Danimarkës aleate në NATO. Groenlanda është prej shekujsh territor danez.
47% e të anketuarve nuk i miratuan përpjekjet e SHBA-së për Groenlandën, kurse 35% thanë se ishin të pasigurt.
1 në 5 të anketuar thanë se nuk dinin asgjë për planin e Trump. 66%, përfshirë 91% nga demokratët dhe 40% nga republikanët, thanë se shqetësoheshin që plani për Groenlandën do të dëmtojë aleancën me NATO-n dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me europianët.
10% ranë dakord me një deklaratë se SHBA-të “duhet të përdorin forcën ushtarake për të marrë një territor të ri si Groenlanda dhe Kanali i Panamasë.”
Edhe për Iranin, sondazhi tregoi se vetëm 33% e amerikanëve miratojnë sulmin ndaj vendit, kurse 43% jo.
Sondazhi i Reuters/Ipsos u krye online dhe në nivel kombëtar duke mbledhur përgjigje nga 1,217 amerikanë dhe me marzh gabimi 3%.

Një deklaratë e re e forcave të armatosura daneze thotë se “nga sot, do të ketë prani të shtuar të forcave ushtarake brenda dhe rreth Groenlandës.” Do të ketë rritje të “pajisjeve ajrore, lundruese dhe ushtarëve, përfshirë edhe nga aleatët e NATO-s.”
Në njoftim, renditen disa prej vendeve anëtare të NATO-s që do të kontribuojnë: Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Njëkohësisht shton se qeveria e Groenlandës dhe Ministria daneze e Mbrojtjes “do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht” për të “siguruar përfshirjen lokale.”
Ministrja e Punëve të Jashtme të Groenlandës thotë se është “prioritet thelbësor” që siguria dhe mbrojtja e vendit “të përforcohen dhe kjo arrihet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë të NATO-s.”
Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, thotë se “siguria në Arktik ka rëndësi kritike” për Danimarkën dhe bashkë me aleatët e Arktikut dhe ata europianë, vendi “do të shqyrtojë në javët në vijim sesi rritja e pranisë dhe aktivitetit ushtarak në Arktik mund të zbatohet në praktikë.”

Ushtria daneze ka deklaruar se do të rrisë praninë e saj sot në Groenlandë teksa zyrtarë nga të dy vendet do të takohen me homologët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë.
“Tensionet gjeopolitike janë shpërndarë në Arktik”, deklaron Ministria daneze e Mbrojtjes. “Nga sot, do të ketë prani të zgjeruar ushtarake brenda dhe përreth Groenlandës, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s.”
Ministria thotë se qëllimi i ushtrimit është trajnimi i forcave në kushtet e Arktikut dhe forcimi i sigurisë së bllokut në rajon.
Donald Trump vazhdon të rrisë presionin mbi Danimarkën dhe Groenlandën përpara bisedimeve që pritet të mbahen në Shtëpinë e Bardhë.
Trump i bëri thirrje Danimarkës, ku tha se vetëm SHBA mund të garantojë sigurinë e Groenlandës ndaj Kinës dhe Rusisë.
“NATO: Thuaji Danimarkës t’i nxjerrë që këtej, TANI! Dy sajë për qen nuk e bëjnë dot! Vetëm SHBA-të mund ta bëjnë!!!”, shkroi Trump në Truth Social.

Foto:Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Groenlanda i përket popullit të saj dhe se Bashkimi Evropian respekton plotësisht vullnetin e banorëve të ishullit autonom.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp, ajo theksoi se Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe se Aleanca integron interesat e të gjithë aleatëve, teksa shtoi se BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë daneze për këtë çështje.
“Groenlanda i përket popullit të saj. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë daneze për këtë dosje. Së dyti, Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe ne e dimë që NATO integron interesat e ndryshme të aleatëve të saj. “Është e rëndësishme për mua që Groenlanda të dijë se ne e respektojmë vullnetin e popullit të saj”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shtuar pretendimin e tij për marrjen e kontrollit të Grenlandës, duke këmbëngulur se SHBA-të kanë nevojë për ishullin, për qëllime të sigurisë kombëtare.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump pretendoi se NATO duhet të udhëheqë në rrugën për ta arritur këtë, pasi çdo gjë tjetër do të ishte e papranueshme.
"Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për qëllime të Sigurisë Kombëtare. Është jetike për Kupolën e Artë që po ndërtojmë. NATO duhet të na udhëheqë në rrugën për ta marrë atë. Nëse nuk e bëjmë, Rusia apo Kina do ta bëjë, dhe kjo nuk do të ndodhë! Ushtarakisht, pa fuqinë e madhe të Shteteve të Bashkuara, pjesën më të madhe të së cilës e ndërtova gjatë mandatit tim të parë, dhe tani po e çoj në një nivel të ri dhe edhe më të lartë, NATO nuk do të ishte një forcë efektive ose pengesë - As afër! Ata e dinë këtë, dhe unë gjithashtu. NATO bëhet shumë më e frikshme dhe efektive me Groenlandën në duart e SHBA.-ve. Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme.", shkroi Trump.
Franca do të hapë një konsullatë në Groenlandë më 6 shkurt. Kështu u shpreh të mërkurën Ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot , duke e quajtur këtë veprim një "sinjal politik" mbi territorin strategjik danez, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump është zotuar ta pushtojë.
Barrot i tha transmetuesit francez RTL se vendimi për të hapur konsullatën u mor verën e kaluar, kur Presidenti Emmanuel Macron vizitoi Groenlandën.
Komentet erdhën ndërsa ministrat e jashtëm danezë dhe të Groenlandës do të takohen me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.
Që kur u rikthye në detyrë, Trump ka folur vazhdimisht për marrjen e Groenlandës nga Danimarka, aleate e saj, anëtare e Bashkimit Evropian .
Komente











Ja ku flet kjo delja nga Brukseli qe i zhveshi popujt e Evropes per ta ndihmuar te koruptuarin Zelenskin sa dollare kan ndare se bashku si vakcinat e korones me Feizer,
PërgjigjuVende nga EU duhet te dergojne kuota me ushtare ndihmes sipas bashkimit! Pse jo edhe Western Balkans duhet te dergoje der 100 trupa !
Përgjigju