Gjermania: G7 do të diskutojë për ndihmën ndaj Ukrainës në Bukuresht, javën e ardhshme

Gjermania: G7 do të diskutojë për ndihmën ndaj Ukrainës në Bukuresht, javën e ardhshme

Annalena Baerbock

Ministrat e Jashtëm nga Grupi i Shtatë (G7-ës) do të diskutojnë se si të mbështesin më tej Ukrainën në sigurimin e furnizimit të saj me energji gjatë një takimi në Bukuresht javën e ardhshme. Lajmi u bë i ditur në Twitter Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

"Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile janë një krim i patolerueshëm, çnjerëzor. (Presidenti rus Vladimir) Putin mund ta zhysë popullin e Ukrainës në të ftohtë dhe në errësirë me raketat e tij. Ai kurrë nuk do ta thyejë vullnetin e tyre për liri dhe mbështetjen tonë," shtoi ajo.

Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s është planifikuar të zhvillohet në Bukuresht të martën dhe të mërkurën.

Një takim i ministrave të jashtëm të G7 i mbajtur në Gjermani në fillim të këtij muaji me iniciativën e Baerbock u fokusua në atë se si të mbështesë Ukrainën gjatë dimrit përballë sulmeve ruse në rrjetin e saj energjetik./Reuters.


Lajmi kryesor:

Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës