Qeveria gjermane ka hapur në landin e Bavarisë një qëndër ekskluzivisht për refugjatët nga Ballkani. Ajo ndodhet në qytetin e Ingolsatdit dhe pritet të strehojë 500 emigrantë nga Evropa juglindore.
Autoritetet gjermane bëjnë me dije godina më parë ka funksionuar si kazermë ushtarake. Arsyeja e kësaj iniciative nga shteti gjerman, është kthimi i emigrantëve sa më shpejt në vendet e tyre të origjinës, pasi shancet e tyre për të përfituar azil janë shumë të vogla.
Gjatë qëndrimit të azilkërkuesve në këtë qëndër, shteti gjerman do të verifikojë kushtet për marjen e azilit, për të bërë më pas deportimin e tyre.Sipas statistikave të qeverisë gjermane nga 20.000 kërkesat për azil në Gjermani që janë dorëzuar nga fillimi i janarit deri në fund të korrikut, rreth 15,3 për qind ose rreth 3.000 prej tyre vijnë nga Kosova, 15 për qind tjerë vijnë nga Shqipëria dhe rreth 6 për qind nga Serbia.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com