Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë re mbi disa instalime ushtarake në Bavari.
Në vazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk përjashtohet mundësia që instalimet ushtarake gjermane dhe kompanitë e mbrojtjes, të jenë duke u spiunuar nga dronët, tha Zyra Shtetërore e Hetimit Kriminal e Bavarisë.
Incidenti i fundit ndodhi të dielën vonë, kur një dron u pa mbi një bazë ushtarake pranë Manhingut, tha policia, duke iu referuar një objekti të gjerë, ku forcat gjermane testojnë avionë të rinj me pilot dhe pa pilot.
Dronët mbi këtë bazë u panë edhe gjatë tri ditëve në dhjetor, sipas policisë.
Një tjetër fluturim i paautorizuar ndodhi po atë muaj edhe mbi një instalim ushtarak në Nojburg an der Donau.
Policia federale e Gjermanisë, Bundeskriminalamt, i paralajmëroi kompanitë në dhjetor se mund të kenë sabotues rusë në mesin e punonjësve dhe kontraktorëve të tyre. Rusia i mohoi këto akuza.
Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Bruno Kahl, tha muajin e kaluar se aktet e sabotimit të Rusisë kundër objektivave perëndimore, mund ta shtyjnë NATO-n të thirret në Nenin 5 të traktatit të mbrojtjes.
Sipas këtij neni, nëse një anëtar i NATO-s sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës janë të detyruar ta ndihmojnë atë që të përgjigjet./REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
42.3%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 9184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Rusi-Ukrainë, 'nyja e territoreve' nga Krimea në Kursk - Putini kërkon një territor sa e gjithë Greqia
13 Shkurt, 20:18
-
Zelensky pas bisedës Trump-Putin për Ukrainën: S’ka marrëveshje pa ne! Presidenti amerikan duhet të më kishte telefonuar mua të parin
13 Shkurt, 17:32
-
Kërcënuan familjen e Schumacher se do publikonin foto të rënda, një person pas hekurave dhe dy dënime me kusht
13 Shkurt, 15:55
-
Gjermani/ Makina merr përpara një grup demonstruesish në Mynih, 28 të plagosur
13 Shkurt, 12:18
-
Akuzohet për sulm seksual, futbollisti i Bundesligës dy netë në qeli
13 Shkurt, 11:44
-
Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
13 Shkurt, 11:34
-
Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime
12 Shkurt, 18:18
-
Hegseth: Rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014, jo realist
12 Shkurt, 16:03
-
Zelensky: Pa SHBA, Europa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës! Jemi të gatshëm të shkëmbejmë territore me Rusinë
11 Shkurt, 16:24
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00