Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë re mbi disa instalime ushtarake në Bavari.
Në vazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk përjashtohet mundësia që instalimet ushtarake gjermane dhe kompanitë e mbrojtjes, të jenë duke u spiunuar nga dronët, tha Zyra Shtetërore e Hetimit Kriminal e Bavarisë.
Incidenti i fundit ndodhi të dielën vonë, kur një dron u pa mbi një bazë ushtarake pranë Manhingut, tha policia, duke iu referuar një objekti të gjerë, ku forcat gjermane testojnë avionë të rinj me pilot dhe pa pilot.
Dronët mbi këtë bazë u panë edhe gjatë tri ditëve në dhjetor, sipas policisë.
Një tjetër fluturim i paautorizuar ndodhi po atë muaj edhe mbi një instalim ushtarak në Nojburg an der Donau.
Policia federale e Gjermanisë, Bundeskriminalamt, i paralajmëroi kompanitë në dhjetor se mund të kenë sabotues rusë në mesin e punonjësve dhe kontraktorëve të tyre. Rusia i mohoi këto akuza.
Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Bruno Kahl, tha muajin e kaluar se aktet e sabotimit të Rusisë kundër objektivave perëndimore, mund ta shtyjnë NATO-n të thirret në Nenin 5 të traktatit të mbrojtjes.
Sipas këtij neni, nëse një anëtar i NATO-s sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës janë të detyruar ta ndihmojnë atë që të përgjigjet./REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
51.8%
-
Të gabuar
45.3%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 3876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni i ri i NATO-s, anija ushtarake gjermane do të patrullojë në detin Baltik për 8 javë
7 Shkurt, 09:10
-
Thirrja e SHBA-së për zgjedhje në Ukrainë: Hap drejt paqes apo dhuratë për Putinin?
7 Shkurt, 08:55
-
Shërbimet e Moskës arrestojnë 4 agjente ukrainase në Rusi, të rekrutuara për të kryer sulme terroriste
7 Shkurt, 07:45
-
Zgjidhjet e Trump/ Eksperti Laçi: Në Gaza do të bëjë spastrim etnik, po kthen ligjin e xhunglës! Ukrainës po i kërkon haraç në këmbim të mbylljes së luftës
6 Shkurt, 19:18
-
Moska: Takimi mes Putinit dhe Trump mund të ndodhë që këtë muaj
6 Shkurt, 16:02
-
Lufta në Ukrainë/ Plani amerikan prezantohet javën e ardhshme në Mynih, i dërguari i Trump do jetë në Konferencën e Sigurisë
6 Shkurt, 15:22
-
SHBA-ja mund të zbulojë planin e Trumpit për paqe në Ukrainë javën e ardhshme
6 Shkurt, 09:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: SHBA duhet të ndërmarrë hapin e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
6 Shkurt, 07:28
-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
5 Shkurt, 18:49
-
Gjermani/ CDU/CSU zotohen të mos bëjnë koalicion me AfD! Konfirmohet mbështetja ndaj kandidatit për kancelar, Friedrich Merz
4 Shkurt, 15:48
-
Paralajmërimet e Trump për tarifat doganore, presidenti Macron: BE do ngrihet në këmbë nëse i preken interesat
4 Shkurt, 10:42
-
Trump i kërkon Ukrainës tokat me minerale në këmbim të ndihmës amerikane! Moska kërkon zgjedhje në Kiev, për të hequr Zelenskyn
4 Shkurt, 09:53