Gjermania i jep lamtumirën Franz Beckenbauerit, në homazhe merr pjesë edhe kreu i FSHF-së
Homazhet në nderim të Franz Beckenbauer
Gjermania ka nderuar sot legjendën e futbollit Franz Beckenbauer, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.
Në homazhet e organizuara nga klubi i Bajernit dhe familja Beckenbauer, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe Zv.president i UEFA-s, ndërkohë që morën pjesë personalitete më të larta të shtetit gjerman, futbollit europian si edhe mbi 50 mijë tifozë.
“Me ftesë të Bajern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franz Beckenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare. U shpreha ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të Franz Beckenbauer, drejtuesve të klubit të Bajernit dhe Federatës Gjermane të Futbollit për këtë humbje të madhe”, shkroi Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se “Die Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror.
Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
48%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grip shpendësh edhe te AIBA/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Befason Sylvinho, afron në Kombëtare tre futbollistët e Superligës! Bashkohen të hënën në grumbullim
16 Mars, 21:19
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
VIDEO/ Gjesti i veçantë i Sylvinhos, ndal konferencën dhe përqafon zyrtarin e FSHF-së! Duartrokitet nga gazetarët
15 Mars, 15:35
-
Europiani/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet
14 Mars, 14:23
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët
14 Mars, 13:54
-
LISTA/ Nisin 'ethet' e Kombëtares, Bare dëmtohet sërish! Brruti risi, Sylvinho 'lutje' Evertonit për Brojën
14 Mars, 11:51
-
VIDEO/ Një skuadër, një shpirt dhe një komb! FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares, pjesë Gjergj Kastrioti
14 Mars, 11:02
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve nga Gjermania
13 Mars, 15:48
-
Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u bën ‘dhuratë’ vëllezërve Duka ‘Zip Line’ privat në kodrat e Lalzit
13 Mars, 14:34
-
Zyrtare/ Rocco Vata i thotë 'jo' Shqipërisë, pranon ftesën e Irlandës A
13 Mars, 12:58
-
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë
12 Mars, 10:15