/ATSH-AFP/ - Berlini i kërkoi Athinës të paraqesë propozime deri në takimin e jashtëzakonshëm të zonës euro, njoftoi sot Martin Jager, zëdhënës i ministrit gjermane të Financave, Wolfgang Schäuble.
"Duke filluar nga sot, qeveria greke duhet të bëjë një propozim lidhur me atë sesi duhet të vazhdojë situata », deklaroi Martin Jäger, gjatë një konference të zakonshme shtypi të qeverisë.
Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të ministrave të Financave të zones euro, me temë kryesore Greqinë, ndërkohë që programi aktual i ndihmës për vendin përfundon në fund të shkurtit.
BE-ja duhet ta bindë Greqinë që t'i kërkojë vazhdimin e këtij programi në mënyrë që të shmanget felimentimi i vendit në tregjet ndërkombëtare, por Athina nuk pranon të përballet me reforma dhe masa buxhetore kursimi të diktuara nga kreditorët e saj.
"Nuk është i qartë për momentin cili është qëndrimi i saktë i qeverisë greke lidhur me çështjet e diskutuara dhe për atë që do të ndodhë në javët në vazhdim me përfundimin e programit", shtoi zëdhënësi.