Gjermania kërkon karrotat shqiptare, cilësi dhe shije e mirë

Gjermania kërkon karrotat shqiptare, cilësi dhe shije e mirë

Foto ilustruese

Cilësia më e lartë, shija më e mirë dhe standardet po i shndërrojnë prodhimet shqiptare ndër më të kërkuarat në Evropë. Tregtarë të mëdhenj gjermanë i kanë kthyer sytë nga Shqipëria dhe prodhimet e saj për t’i futur në tregun e tyre e për t’ua ofruar konsumatorëve gjermanë por edhe restoranteve gjithashtu.

Një nga prodhimet më të kërkuara është karrota.  Për shkak të cilësisë së mirë dhe shijes fantastike që kanë karrotat e prodhuara në Shqipëri, interesi i tregtarëve gjermanë ashtu si edhe i tregtarëve në vende të tjera të BE është rritur.

Një e ardhme premtuese për prodhimet shqiptare

Fermerë të Divjakës që krahas prodhimeve të tyre grumbullojnë edhe prodhimet e fermerëve të tjerë për t’i shitur në tregun vendas dhe të huaj bëjnë të ditur për se aktualisht kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me tregtarë gjermanë për të eksportuar karrota atje.
Së shpejti do të nisin eksportet e karrotës drejt Gjermanisë ndërkohë që janë në diskutime për të arritur marrëveshje edhe me të tjera vende të BE-së apo edhe të rajonit.

Kjo pikënisje është një ogur i mirë për prodhimet shqiptare, çka garanton një të ardhme premtuese për zgjerimin e hapësirës së produkteve shqiptare në tregjet e huaja.

Vlerësimi për prodhimet shqiptare

Karrotat janë shumë të kërkuara për shkak të vlerave të tyre ushqyese. Ato janë të pasura me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera. Në Evropë, e sidomos në shtetet e mëdha, të jetuarit shëndetshëm është një stil shumë dimensional që padyshim përfshin edhe frutat dhe perimet.

Tregtarët evropianë përpiqen të gjurmojnë për të importuar prodhimet më të mira për t’ua shitur klinetëve dhe konsumatorëve. Fakti që interesi i tregjeve të huaja për prodhimet shqiptare sa vjen dhe rritet dëshmon për cilësinë e mirë të tyre dhe çertifikimin nga autoritetet përkatëse në momentin kur hyjnë në tregjet e vendeve që kanë si destinacion për t’u eksportuar.

E ndërsa karrotat e prodhuara në Shqipëri shumë shpejt do të zënë vendin e tyre në tregun evropian shumë prodhime të tjera të vendit tonë tashmë konkurrojnë bindshëm tregun e huaj. Siç janë domatet, specat, kastravecat, sallatat apo edhe fruta të ndryshme si agrumet, mollët, luleshtrydhet. AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja