Gjermania konfirmon vrasjen
e dy shtetaseve të saj në Egjipt

EGJIPT-Dy gra që janë vrarë dje nga një sulm me thikë në plazhin Hurgadi në Egjipt janë shtetase gjermane.

Keshtu ka konfirmuar sot Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Mund të themi me pikëllim se dy turiste gjermane janë vrarë në një sulm në Hurgadi”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, transmeton AFP.

Dje një person është arrestuar pasi 6 turistë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një hotel në resortin buzë Detit të Zi, Hurghada.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët egjiptianë, që përmes një deklarate thonë se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa nga disa media mësohet se dy prej femrave kanë ndërruar jetë.

I dyshuari, gjithsesi, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia për të përcaktuar motivet e këtij sulmi.

Agresori duket të ketë notuar nga një pjesë plazhi publik për të siguruar qasje në territorin e resortit.

Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore, i njohur veçanërisht për zhytjet me veshje speciale.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq