‘Gjermania kontrollohet nga Rusia’/ Merkel i përgjigjet Trumpit: Ne bëjmë politikë të pavarur

‘Gjermania kontrollohet nga Rusia’/ Merkel i përgjigjet Trumpit: Ne bëjmë politikë të pavarur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania bën "politikë të pavarur" dhe merr "vendime të pavarura". Merkel i bëri këto komente pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Berlini "kontrollohet tërësisht nga Rusia".

Unë vetë e kam përjetuar kohën kur një pjesë e Gjermanisë ka qenë e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik. Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në Republikën Federale të Gjermanisë dhe mund të bëjmë politikë të pavarur dhe të marrim vendime të pavarura.

Kancelarja Angela Merkel  në samitin e NATO-s në Bruksel

Ajo po ashtu mbrojti kontributin e Gjermanisë në NATO, i cili është cilësuar si i pamjaftueshëm nga Trump.

Gjermania bën shumë për NATO-n. Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave; pjesa më e madhe e kapaciteteve tona ushtarake i ofrohet NATO-s dhe po ashtu kemi një angazhim të fuqishëm në Afganistan. Një gjë e tillë mbron edhe interesat e Shteteve të Bashkuara.

Kancelarja Angela Merkel  në samitin e NATO-s në Bruksel

Ajo do të takojë Trumpin pasditen e së mërkurës, konfirmoi Shtëpia e Bardhë./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA.: 11/07/2018 21:51

    USATOP with TRUMP.

    Përgjigju
  • redi: 11/07/2018 14:38

    Ka ardhur koha qe europa te kete fircen e saj ushtarake te pamvarur . Gjermania si fuqia me e madhe ekonomike ,bashke me Francen , Italine dhe Spanjen dhe te tjeret mund te ndertojne forcen ushtarake me te madhe ne bote . Europa duhet te jete dot me e bashkuar dhe me e vendisur se kurre

    Përgjigju
  • Super Deutschland: 11/07/2018 14:24

    Gjermania Lokomotive e Europes ne cdo drejtim.. Trump thjesht nuk deshiron nje Europë te fuqishme,sepse cdo gje e lidh vetem me consumin dhe fuqine e USA,duke haruar qe USA pa Europe nuk do ishte ajo qe eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb