Gjermania kujton viktimat e sulmit terrorist në Berlin

 Gjermania kujton viktimat e sulmit terrorist në Berlin

Qytetet në Gjermani janë më të përgatitura se më parë për t'u mbrojtur nga atentatet terroriste, por nuk ishte e tillë situata në 19 dhjetor 2016 në Berlin, kur ekstremisti islamik Anis Amri iu vërsul me një kamion njerëzve të mbledhur në tregun e krishtlindjeve në sheshin Breitscheidplatz.

Në atë sulm humbën jetën 11 vetë dhe 60 të tjerë u plagosën. Në mbrëmje në katër-vjetorin e atentatit do të mbahet një meshë  në nderim të viktimave.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht, (SPD) ka paralajmëruar nga rreziku terrorist, i cili ka goditur disa shtete evropiane muajt e fundit.

"Terrorizmi islamik është një rrezik akut, shumë serioz në Evropë, deklaroi ajo në Berlin të premten. "Këtë duhet ta përjetonim në muajt e shkuar, me atentate të tmerrshme terroriste si në Nicë, Vjenë dhe Drezden.”

Shtetasi tunizian 24-vjeçar, kërkesa e të cilit për azil ishte refuzuar kishte rrëmbyer një kamion, duke vrarë shoferin polak Lukasz Robert Urban. Sulmuesi arriti të shpëtonte dhe të udhëtonte nëpër Evropë derisa u qëllua për vdekje nga policia italiane më 23 dhjetor në Milano. Sulmi në tregun e Krishtlindjeve Breitscheidplatz ishte sulmi më i rëndë i  ekstremistëve islamik në Gjermani deri më tani dhe sipas ekspertëve ishte një sulm i pashmangshëm.

Në katëvjetorin e sulmitnë tregun e krishtlindjeve në Berlin, një nga të afërmet e viktimave, Astrid Passin kritikoi qeverinë gjermane në gazetën «tageszeitung» . Passin humbi babanë në sulmin e 19 dhjetorit. Sipas saj nga qeveria gjermane bëhet pak "për të zbardhur vërtet këtë”. Për viktimat dhe të prekurit nga atentati islamist "është bërë mjaft”, theksoi Passin, por ka nevojë që në kuadrin ligjor të bëhet më shumë si për shembull krijimin e një instance qendrore për të afërmit e viktimave dhe të prekurit. Kështu nuk ka një të ngarkuar të posaçëm për atentatin në Breitscheidplatz që të kujdeset për problemet e të prekurve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë