
Teksa Gjermani ka lehtësuar masat e bllokimit dhe izolimit prej koronavirusit, shkalla e infeksionit është rritur në 1, pra çdo person i infektuar infekton një tjetër, kjo sipas të dhënave të lëshuara nga Instituti Robert Koch (RKI). Që nga mesi i prillit, shkalla e infeksionit ka rënë në 0.7 para se të rritej përsëri këto ditë në 1. Ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja e Covid është rritur gjithashtu dita ditës. Sipas të dhënave të RKI, dje arriti në 3.8 përqind.
Në Gjermani numri total i rasteve të infeksionit është 158.758 kurse numri i viktimave ka shkuar në 6.126
Franca shtyn për në një tjetër fazë rihapjen e shkollave
Sipas informacioneve të zbuluar nga ‘Bfm-TV’, shkollat franceze do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në qershor. Presidenti Emmanuel Macron fillimisht kishte deklaruar se ata gradualisht do të rihapeshin nga 11 maji, data e fillimit të fazës 2, me përfundimin e masave të rrepta të kufizimit të dekretuar prej gati dy muajsh, më 17 mars.
Lajmi kryesor:
Covid, në Itali 382 vdekje në 24 orët e fundit! Eksperti i OBSH: Në diell në temperaturë 24° koronavirusi zhduket për dy minuta! Në SHBA viktima sa në luftën e Vietnamit...









