Nëse nuk jeni vaksinuar dhe infektoheni me COVID-19, atëherë nuk do të paguheni gjatë periudhës së karantinimit, është kjo masa më e re e marrë nga Gjermania. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se është e padrejtë që t’iu kërkohet taksapaguesve një gjë e tillë për personat që refuzojnë të imunizohen.
Rregullat, të cilat do të nisin së zbatuari nga 16 landet e Gjermanisë, do të hynë në fuqi më 11 tetor. Këto rregulla do të vlejnë për personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19 dhe ata që kthehen nga shtetet që konsiderohen me “rrezik të lartë”.
Udhëtarët e pavaksinuar nga lista e atyre shteteve, duhet t’i nënshtrohen karantinimit për të paktën pesë ditë. Ata që janë të vaksinuar apo së fundmi kanë tejkaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton koronaviursi, nuk kanë nevojë të zbatojnë këtë masë. Kritikët deklarojnë se rregullat e reja janë të barabarta me vaksinim të detyrueshëm, pasi punëtorët nuk mund të qëndrojnë nëpër shtëpi pa u paguar.
“Ka të bëjë me korrektësinë. Ata që mbrojnë veten dhe të tjerët përmes vaksinimit, mund të pyesin me të drejtë se pse ne duhet të paguajmë për ata që kanë përfunduar në karantinë pas pushimeve në zona të rrezikut”, tha Spahn.
Vaksinimi nuk është i detyrueshëm në Gjermani, mirëpo autoritetet kanë marrë masa për ta bërë gjithnjë e më të papërshtatshme situatën për të pavaksinuarit.
Testet për koronavirus, që u kërkohen njerëzve për të drekuar nëpër restorante, nuk do të jenë më falas nga 11 tetori.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19