Gjermania mbështetje Kosovës
në kthimin e qytetarëve të larguar 

Gjermania mbështetje Kosovës<br />në kthimin e qytetarëve të larguar 
Mediat kosovare kanë shkruar sot se Kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka marrë mbështetjen e Emisarit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ernst Reichel, për të kthyer qytetarët që janë larguar nga Kosova.

Reichel ishte sot në një vizitë zyrtare në Kosovë ku ka takuar kryeministrin Mustafa. Gjatë takimit Reichel mësohet ti këtë thënë Mustafës se vendi i tij do të kontribuojë në kthimin pas të kosovarëve që zgjodhën eksodin.
 
Mustafa dhe Reichel në takimin e sotëm diskutuan për proceset në Kosovë, për çështjen e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës si dhe axhendën integruese evropiane të Kosovës.

Kryeministri Mustafa e ka vënë theksin tek masat të cilat po ndërmerren nga qeveria e Kosovës në parandalimin e migrimit ilegal, si dhe për përgatitjet për pranimin e kosovarëve që janë larguar së fundi, duke kërkuar edhe përkrahjen e vendeve të BE-së në punësimin sezonal të qytetarëve të Kosovës.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ernst Reichel, i ka shprehur Mustafës përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.

Lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës, Reichel theksoi se Gjermania do të ndihmojë në procesin e kthimit të kosovarëve që kanë migruar kohët e fundit, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e perspektivës në Kosovë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota