Gjermania me ambasadë në Kabul?

Gjermania me ambasadë në Kabul?

Ministri i Jashtëm Heiko Maas

"Nëse do të ishte e mundur politikisht dhe gjendja e sigurisë e lejon, atëherë edhe Gjermania do duhet të ketë sërish një ambasadë të sajën në Kabul", ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një vizite në Katar. "Ka një nevojë të madhe për prezencë diplomatike, sepse edhe ne kemi shumë tema në Afganistan", theksoi Maas. Në këtë kontekst ai përmendi edhe përpjekjet për të nxjerrë nga vendi forca lokale që kanë punuar më pare për dhe qeverinë gjermane. "Me këtë temë do të merremi një kohë të gjatë. Prandaj kemi nevojë për kontakte."

Gjermania pas fundit të evakuimit ushtarak po shikon mundësitë e evakuimit civil

Heiko Maas theksoi, se hapja e ambasadës do të varej nga politika konkrete e talibanëve dhe gjendja e sigurisë. Vetëm pak vende aktualisht kanë ambasada në Kabul, mes tyre Rusia, Kina dhe Turqi. Heiko Maas theksoi, se një përfaqësi diplomatike nuk do të thotë njohje e qeverisë së talibanëve. "Këtë moment nuk bëhet fjalë për njohjen në anë të së drejtës ndërkombëtare", por "për zgjidhjen e problemeve shumë konkrete."

Heiko Maas në takim me ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheik Mohamed bin Abudlrahman bin Jasim Al-Thani

Minisitri i Jashtëm Maas përmbyll një udhëtim 5 ditor në Turqi, Uzbekistan, Taxhikistan, Pakistan dhe Katar. Në këtë udhëtim ai shikoi mundësitë e sjelljes në siguri të forcave lokale afgane, atyre që kanë mbrojtje dhe familjeve të tyre, pas largimit të trupave ndërkombëtare. Edhe kancelarja Merkel ishte shprehur të martën, se për çështjet humanitare do duhet të flasim me talibanët. "Nuk ka asnjë rrugë veç bisedimeve me talibanët", theksoi Maas në Doha. Por nëse talibanët do të kërkojnë ndihma ndërkombëtare, duhet që ata të pranojnë edhe kushtet e bashkësisë ndërkombëtare. Për Gjermaninë këtu bën pjesë respektimi i të drejtave të njeriut, krijimi i një qeverie përfshirëse, garanci sigurie, si edhe respektimi i premtimit që pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare njerëzit të mund të largohen nga Afganistani./DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda