Gjermania me ligj imigrimi, kërkohen punonjës të kualifikuar

Gjermania me ligj imigrimi, kërkohen punonjës të kualifikuar

Foto Ilustruese

Mbi 50 leje të ndryshme që të lejojnë të jetosh në Gjermani njeh legjislacioni gjerman. Këtu bëjnë pjesë viza për artistët, leja e kufizuar e qëndrimit, leja e pakufizuar e rezidencës, Karta Blu e Bashkimit Evropian për punonjës shumë të kualifikuar e kështu me radhë. Veç kësaj ekzistojnë edhe shumë rregulla e dekrete, të shpërndarë në të gjithë legjislacionin gjerman. Një ligj i posaçëm për imigrimin deri tani mungon në Gjermani.

Kërkesë bazë e SPD

Ka vite që kërkesa për një ligj imigrimi është pjesë e programit të SPD, prej vitesh dështon SPD në rezistencën e partnerëve konservatorë të koalicionit CDU dhe CSU.

Gjermania nuk është vend imigrimi,  dëgjoje gjithmonë nga këto parti. Më vonë një ligj imigrimi është penguar me tezën se ka rregullime ligjore të shumëllojshme për këtë, prandaj nuk nevojitet një ligj imigrimi. Por socialdemokratët e shohin këtë krejt ndryshe: Rregullat aktualë të imigrimit janë një monstër burokratike. Edhe sikur të mbash parasysh vetëm nevojën që Gjermania të arrijë të dalë e suksesshme në garën ndërkombëtare për punonjësit më të mirë të kualifikuar, duhet të kërkosh "një ligj të thjeshtë, të qartë dhe të kuptueshëm migrimi.

Politikani Burkhard Lischka

Imigrim në punë, jo në sistemet e mbrojtjes sociale

Ndërkohë, edhe partitë unioniste janë të gatshme që të flasin për një ligj imigrimi - vetëm se ai nuk duhet të quhet kështu:

Orientimin bazë e ofron marrëveshja e koalicionit qeveritar - dhe atje ne flasim për një ligj migrimi të punonjësve të kualifikuar.

 Deputeti i CDU-së, Philipp Amthor 

Deputeti i CDU-së në Bundestag është anëtar i Komisionit të Punëve të Brendshme, migrim për të, si për të gjitha partitë unioniste do të thotë: imigrim në punë. Nuk kemi dhe kaq pak migrim, theksoi Amthor.

Konflikti i ardhshëm është i paraprogramuar

Sido që të quhet në fund: që në tetor, ministri i Brendshëm Seehofer do të paraqesë diçka, që mund të kishte pamjen e një ligji imigrimi. Se cila do të jetë saktësisht përmbajtja e tij është e paqartë. SPD-ja pati prezantuar para zgjedhjeve parlamentare një koncept, i cili orientohet mjaft në modelin e Kanadasë: çdo vit të lejohet të imigrojë në Gjermani një numër i caktuar imigrantësh. Ata do të përzgjidhen në bazë të një sistemi, në të cilin do të jepeshin pikë për arsimin, përvojën profesionale, njohuritë e gjermanishtes dhe të afërmit në Gjermani. Njëri nga hartuesit e konceptit është deputeti i SPD-së Karamba Diaby. DW-së Diaby i shpjegon:

Me ligjin e imigrimit ne duam të kujdesemi për transparencë dhe të tregojmë se mbi bazën e cilave kritere mund të punosh dhe të jetosh në Gjermani. Sipas këtij modeli, teorikisht do të ishte e mundur që të imigrosh në Gjermani pa pasur një ofertë për një punë të caktuar. Ky është edhe njëri nga shkaqet pse e refuzojnë politikanët unionistë një model me pikë. Te tema i imigrimit duhet të jetë e qartë një gjë: Imigrimi në Gjermani kryhet përmes aksesit në tregun e punës. Me fjalë të tjera: pa ofertë konkrete për punë nuk bëhet asgjë.

Armin Schuster, zëdhënës i CDU-së në Komisionin e Brendshëm

Nga informaticieni indian te kuzhinieri ukrainas

Por edhe në vetë partitë unioniste ndërkohë është e qartë se rregullat e tanishme janë shumë të ndërlikuara.

Deri tani kemi pengesa shumë të larta. Prandaj me më shumë gjasa është një ligj, i cili t'i përmbledhë rregullat ekzistues dhe t'i bëjë ato më pak të ngatërruara - këtë e mbështet edhe këshilli i ekspertëve për migrimin. Nuk është fjala vetëm për njerëz me kualifikime të larta. Më i thjeshtë duhet të bëhet migrimi për njerëz me profesione të thjeshta, por të kërkuara. Nuk është fjala vetëm për superinformaticienin indian, por - dhe këtë mund ta them duke u nisur nga zona ime elektorale - edhe për kuzhinierin ukrainas./DW

Deputeti i CDU-së, Philipp Amthor 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen