Gjermania merr kreun e BE, ambasadori Zingraf: Fokusi kriza pas COVID-it, jemi në krah të Shqipërisë me fjalë e vepra

Sot Gjermania merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian. Me këtë rast, Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf përmes një komunikimi në Facebook, tha se qëllimi kryesorë i presidencës do të jetë përballimi i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, e cila sipas kancelares Gjermane është sfida më e madhe në historinë e Europës.

 Zingraf u shpreh se në këtë kohë të vështirë Europa duhet të jetë e bashkuar dhe se një Europë e tillë është në interes të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, të cilat janë mbështetur nga shtetet e Unionit për të përballuar krizën përmes dërgimit të pajisjeve mjekësore dhe mbështetjes së grupeve vunerable. Ai tha gjithashtu se ndihma për Shqipërinë do të vazhdojë në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale.

"Sot me 1 korrik Gjermania merr përsipër për një periudhë 6 mujrore kryesinë e radhës së Këshillit Europian. Në rolin e motorrit dhe moderatorit ne dëshirojmë që së bashku me institucionet Europiane dhe shtetet e tjera anëtare të forcojmë Europën dhe ta përçojmë përpara atë. Tema qendrore e presidencës sonë do të jetë përballimi i krizës së virusit korona. Vetëm duke vepruar bashkarisht në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur do të mund të ulin pasojat sociale dhe ekonomike të krizës. Pikërisht në këtë kohë të vështirë, Europa duhet të qëndrojë e bashkuar. Një Bashkim Europian i fortë është në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. BE dhe shtete e tjera anëtare e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës, ndër të tjera përmes dërgimit masiv të instrumenteve mjekësore ndihmëse apo përmes mbështetjes së grupeve vulnerable. Por ne do të vazhdojë që të mbështesin Shqipërinë dhe rajonin edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale. Por presidenca jonë nuk do jetë vetëm presidenca e koronës. Bashkimin Europian e presin shumë detyra për zgjedhjen e të cilave Presidenca Gjermane dëshiron të japë një kontribut vendimtar. Kështu ne do të përmbyllim jo vetëm krijimin e Fondit të Ringritjes prej koronës, por edhe planifikimin buxhetor afatgjatë të BE-së. E përtej kësaj, ne duam të formësojmë më tej Europën dhe megjithatë krizën e koronës dëshirojmë të hedhim piketa qëndrore për kontinentin tonë, qoftë për konsolidimin e pavarësisë digjitale dhe teknologjike, qoftë në dakordësimin e objektivave ambicioze në mbrojtje të klimës, qoftë edhe në funksion të përforcimit të vlerave bazë, sikundër është shteti ligjor edhe brenda vetë unionit", tha Zingraf

Ambasadori Zingraf tha se është i lumtur që Gjermania ka marrë presidencën e BE në një kohë ku Shqipërisë i është dhënë drita jeshile. Ai bëri thirrje institucioneve të vijonë punën me zbatimin e reformave që integrimi në BE të jetë edhe më afër.

"Pjesë e të ardhmes së Europës është edhe perspektiva europiane e Shqipërisë dhe rajonit. Dhe ne dëshirojmë të nxisim më tej këtë perspektivë në kuadër të presidencës sonë si motorr dhe moderator i saj. Më gëzon fakti që presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjës së vendimit nga ana e Këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kushtet e formuluara formalisht, të cilat ishin të parapërcaktuara edhe në vendimin e Bundestagut janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave. Unë uroj shumë që institucionet shqiptare t'i vënë vetes objektiva ambicioze në zbatimin e këtyre reformave. Në mënyrë të veçantë kushtet, që duhet të përmbushen përpara Konferencës së Parë të anëtarësimit, janë thelbësore për vendin dhe do të duhej të ishin të zbatueshme në një periudhë të afërt kohore. Gjatë Presidencës së Këshillit Gjermani do të jetë në krah të Shqipërisë me fjalë dhe vepra. Pres me gëzim gjashtë muaj intensivë", tha Zingraf.

Ndërsa i ka mbijetuar politikisht katër presidentëve francezë dhe disa kryeministrave italianë, kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron ende fuqishëm në pushtet.

Teksa në vitin 2007 me drejtimin e Unionit në duar ajo ishte vendimtare për të negociuar Traktatin e Lisbonës, këtë herë, misioni i Merkek është të shmangë kolapsin ekonomik të BE-së shkaktuar nga pandemia.

Kancelarja gjermane tha se "Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pritshmëritë e mëdha që kanë vendet e Europës nga presidenca gjermane, dhe po punojmë për të siguruar që Shtetet Anëtare të dalin të sigurta nga kriza, për të mirën e Europës dhe të ardhmen e saj”.

Përvoja unikale, njohuritë për liderët e tjerë europian, aftësia për të kuptuar bashkëbiseduesin, janë cilësi personale empatiketë Merkel, por që edhe do t’i garantojnë BE-së perspektivë të suksesshme në veçanti në këtë periudhë që Unioni ka nevojë për menaxhimin e pandemisë.

Megjithatë hapjen e Merkel drejt vendeve të vogla të Bashkimit Evropian, Franca është qartë partneri i saj i preferuar, siç dëshmohet nga plani i përbashkët i rimëkëmbjes së ekonomisë prej 500 miliardë eurosh, i paraqitur disa javë më parë bashkë me Emanuel Macron. Në prag të presidencës gjermane, Merkel ftoi presidentin francez në Berlin në një nga rezidencat më të bukura të qeverisë gjermane ku të dy përfunduan në qendër të vëmendjes ndërsa planifikuan strategjinë e përbashkët për të dalë nga kriza.

 

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia