Ministri i ekonomisë së Gjermanisë, Volfgang Soible, ka “frenuar”, pothuajse menjëherë të gjitha pretendimet e Greqisë për dhënien e dëmshpërblimeve, që Gjermania duhet t’i kishte dhënë Greqisë për viktimat e Luftës së Dytë Botërore.
Ministri gjerman deklaroi prerë se: “Rruga e reformave është e gjatë dhe Greqia e shtetasit e saj nuk duhet, që të shpërqëndrohen e të shmangin vëmendjen prej tyre.
Zoti Soilble ka paralajmëruar nëpërmjet gazetës “Neue Osnabrucker Zeitung” se grekët nuk duhet të drejtohen në një drejtim të gabuar me lokomotivë, me kërkesat për dhënien e dëmshpërblimeve nga ana e Gjermanisë”.
Më hollësisht, Soible konsideron si të papërgjegjshme deklaratat nga ana e qeverisë greke, edhe pas raportit të specialistëve dhe mendimin e qeverisë greke, që t’i kërkojnë dëmshpërblimet për viktimat e nazizmit në Greqi, përderisa ekziston baza ligjore.
“I konsideroj të tilla deklarata si të papërgjegjshme. Shumë më e rëndësishme nga se të udhëhiqen njerëz në Greqi në një drejtim të gabuar do të ishte, që t’iu shpjegonte dhe t’iu ndriçojë ndokush rrugën drejt reformave dhe t’i shoqërojë në atë drejtim. Greqia ka arritur deri tani shumë arritje, por ka ende shumë rrugë për të bërë. Dha nga kjo rrugë nuk duhet të shpërqëndrohen. Përsa u përket pretendimeve greke për dëmshpërblimet nuk shoh ndonjë shpresë, pasi kjo çështje është sqaruar e mbyllur me kohë”, - përfundon ministri gjerman i ekonomisë.
“Qeveria greke, sikundër veproi edhe në çështjen e dëmshpërblimeve të viktimave të masakrës së Distomos, duke fituar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ruan të drejtën, që të kërkojë dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore, në kohën që ajo do ta konsiderojë të përshtatshme, duke marrë parasysh, të gjithë parametrat” - deklaron ministri i jashtëm i Greqisë, D. Avramopulos, nëpërmjet një dokumenti të paraqitur në parlamentin grek.
Në dokumentin, që iu përcoll parlamentit, ministri grek i jashtëm sqaron se “Eshtë ende e hapur edhe çështja e kredisë greke, dhënë Gjermanisë, në kohën kur Greqia ishte e pushtuar nga nazistët, kredi, kjo për të cilët kushtet iu imponuan Bankës Qendrore të Greqisë, nga pushtuesit”.
Gjithashtu zoti Avramopulos, nënvizon se çështja e dëmshpërblimeve gjermane, si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, ka shqetësuar këtu e shumë kohë Greqinë dhe përbën një çështje me parametra historike, humane, politike dhe ligjore.
SA ESHTE VLERA E DEMSHPERLIMEVE DHE E KREDISE QE I DETYROHET
Të dyja së bashku, dëmshpërblimet dhe kredia që Greqia e pushtuar i kishte dhënë Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përllogaritet në vlerën prej 165 miliardë euro, gjë që po qe se do të arrihej një marrëveshje me Gjermaninë, borxhi i jashtëm Grek do të paguhej dhe do të tepronin mbi 20 miliardë euro në favor të Greqisë. Në këtë shifër përllogariten edhe përqindjet e gjithë këtyre viteve, të cilat janë grumbulluar dhe e kanë rritur vlerën fillestare.
Vlen të përmendet edhe fakti se Greqia i është drejtuar një zyre juridike me shumë emër jashtë Greqisë, ndoshta në Angli. Kjo zyre juridike i ka sugjeruar Greqisë, që të kërkojë dëmshpërblimet e papaguara edhe nga aleatët e Germanisë në Luftën e Dytë Botërore.
Në këtë listë duket se është e përfshirë edhe Shqipëria, e cila është ende në statusin e gjendjes së luftës me Greqinë dhe, që nga Greqia konsiderohej si vend armik gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi nga territori i Shqipërisë u nis operacioni i Italisë fashiste në vitn 1941.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com