Kancelarja gjermane Angela Merkel lë të hapur mundësinë për të diskutuar uljen e normave të interesit dhe zgjatjen e afatit të shlyerjes së borxhit nga ana e Greqisë. Por zonja Merkel theksoi se kjo do të ndodhë vetëm pasi të biet dakord me detajet e marrëveshjes së ndihmës dhe përsëriti se nuk do të ketë shkurtim klasik të borxhit 30 deri në 40 %.
Të hënën në Greqi do të rihapen bankat për herë të parë pas tre javësh, por sërish grekët do të jenë të kufizuar të tërheqin vetëm 60 euro në ditë, ose 420 euro në javë.
“Nuk mund të bësh një jetë normale kështu, prandaj ne duhet të negociojmë shpejtë”, u shpreh kancelarja Merkel në një interviste për televizionin gjerman ARD, duke i kërkuar qeverisë së Tsiprasit të lëvizë më shpejtë me miratimet në parlamentin grek.
Ndërkohë presidenti francez bëri thirrje për krijimimin e një qeverie të eurozonës.
Duke “ringjallë” një ide të bërë fillimisht nga ish-shefi i Komisionit Evropian Jacques Delors, Francois Hollande propozoi "një buxhet të veçantë, në mënyrë që parlamenti të sigurojë kontroll demokratik" të eurozonës.
"Ajo që na kërcënon nuk është një rritje e Evropës, por pamjaftueshmëria e saj", -tha Hollande për një gazetë franceze.
Të 19 vendet të cilat përdorin monedhën euro janë anëtarë të organit joformal, Eurogrupit, i përbërë nga ministrat e financave të shteteve përkatëse.
Negociatat komplekse në fillim të këtij muaji nëse duhej apo jo t’i jepej Greqisë paketa e tretë e shpëtimit shfaqi këndvështrime të ndryshme në mes anëtarëve të eurozonës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com