Ministri gjerman i drejtësisë, Heiko Maas ka njoftuar se është përgatitur projekt-ligji i ri për luftën kundër terrorizmit i cili parashikon masa më të rrepta dhe përballje më konkrete me terroristët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri Maas në një intervistë për gazetën "Bild" ka theksuar se projekt-ligji do të dorëzohet në Parlament gjatë këtij muaji. "Do të ashpërsohen dënimet për islamistët radikalë për vajtjen në zonat e luftës dhe do të konsiderohen si vepër penale çdo mbështetje materiale për organizatat terroriste dhe aktivitete të tilla", ka thënë Maas.
Duke theksuar se projekt-ligji është përgatitur në koordinim me anëtaret e Bashkimit Evropian, Maas ka thënë se për intensifikimin e luftës kundër terrorizmit ekziston marrëveshja dhe se qëllimi është që siguria në vend të rritet në nivelin më të lartë të mundshëm. Ai shtoi se siguria e plotë është e parealizueshme, madje edhe nëse të gjithë njerëzit të vendosen nën vëzhgim.
Duke komentuar kërkesat e disa qarqeve pas sulmeve terroriste në Paris që sërish të nisin diskutime mbi ruajtjen e të dhënave personale të njerëzve, ministri gjerman Maas ka kujtuar se vepër e tillë është shkelje e të drejtave themelore dhe se Gjykata evropiane e Drejtësisë lidhur me këtë është mjaftë koncize. Ai shtoi se nuk ka nevojë për debate të tilla pas sulmit të tmerrshëm në Paris.
Duke komentuar mbi protestat anti-islamike të paralajmëruara për sot nga lëvizja PEGIDA në Dresden, Maas ka paralajmëruar se kjo lëvizje do të mund të shfrytëzojë sulmet në Paris për interesat e veta dhe shtoi se protesta e sotme duhet të pezullohet, nëse organizatorët kanë të paktën pak moral.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com