Gjermania përshëndet vendimin për
EULEX-in dhe Gjykatën për UÇK-në

Gjermania përshëndet vendimin për<br />EULEX-in dhe Gjykatën për UÇK-në
Gjermania ka përshëndetur vendimin Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës, që do të bëjë të mundshme hetimin e pretendimeve të Dik Martyt.

"Pajtueshmëria e gjerë në parlament është dëshmi e pjekurisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë së një shumice të madhe të përgjegjësve politikë në Kosovë", ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në njoftim shtohet se vendimi i parlamentit të Kosovës njëkohësisht është shenjë e qartë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian në fushën shtetërore-juridike dhe në strukturat e sigurisë, si dhe shenjë e përfarimit të vendit me BE-në./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike