Jonathan Tah humbi penalltinë e 6, ndërsa në vijim Canale realizoi 11 metërshin e kualifikimit pas 2 të humburave më herët. Në 1/8-t latinët do të përballen me fituesin e çiftit Francë-Suedi, ndërsa Gjermania mbyll një tjetër Botëror me turp.

Pas dy eliminimesh në fazën e grupeve këtë herë të besuarit e Nagelsman nuk shkuan më shumë se 1/16. Pas eliminimit kapiteni Kimmich i kërkoi falje të gjithë gjermanëve duke thënë se ‘kjo nuk ishte ajo që prisnin nga ne’.


Lajmi kryesor:

Lot për Gjermaninë, Paraguai i eliminon pas 11 metërshave nga Botërori 2026! 120 minutat u mbyllën 1-1, Havertz 'engjëll dhe djall'